Dy zhytës përleshen nën ujë, 15 metra nën sipërfaqen e detit, në Maldive

Dy zhytës përleshen nën ujë, 15 metra nën sipërfaqen e detit, në Maldive

Dy zhytës përleshen nën ujë, 15 metra nën sipërfaqen e detit, në Maldive

Një përleshje e pazakontë mes zhytësve është regjistruar në një shkëmb koralor në Maldive, rreth 15 metra nën sipërfaqen e detit.

Sponsor 3M Express

Instruktori kinez i zhytjes, Xiao Du, pretendon se ishte sulmuar nga tre persona, pasi njëri prej tyre e kishte shtyrë gjatë zhytjes në një zonë të mbipopulluar.

Sipas tij, situata u përshkallëzua në një përleshje nënujore, gjatë së cilës njëri nga zhytësit tentoi t’ia hiqte maskën, ndërsa një tjetër e kapi për krahu.

Du pretendon gjithashtu se njëri prej tyre u përpoq t’ia hiqte aparatin e frymëmarrjes, duke rrezikuar jetën e tij.

Pas daljes në sipërfaqe, instruktori u përball me personat e përfshirë, duke i akuzuar se kishin tentuar ta mbytnin.

Kompania e zhytjes Maldives Legend Fleet konfirmoi incidentin dhe bëri të ditur se kishte pezulluar njërin prej instruktorëve të saj.

Ngjarja, e cila ndodhi më 28 tetor në zonën Kuda Rah Thila, është dorëzuar për hetim tek autoritetet përkatëse.

Kompania tha se i merr shumë seriozisht akuzat dhe se rrethanat e plota të përleshjes duhet të shqyrtohen në mënyrë të paanshme. /Telegrafi/

Lexo edhe

Nga pafajësia e Andi Pajazitit te aktakuza ndaj Dukagjin Lekajt – çfarë zbulojnë dy dosjet për natën e përgjakshme në “Bon Vivant”?

Nga pafajësia e Andi Pajazitit te aktakuza ndaj Dukagjin Lekajt – çfarë zbulojnë dy dosjet për natën e përgjakshme në “Bon Vivant”?

Kandiq: Serbia po hesht faktet gjyqësore për krimet e luftës në Kosovë

Kandiq: Serbia po hesht faktet gjyqësore për krimet e luftës në Kosovë

Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Dy zhytës përleshen nën ujë, 15 metra nën sipërfaqen e detit, në Maldive | Momenti