Dhuna në familje alarmon Kosovën, gjashtë raste raportohen brenda 24 orëve

Dhuna në familje alarmon Kosovën, gjashtë raste raportohen brenda 24 orëve

Dhuna në familje alarmon Kosovën, gjashtë raste raportohen brenda 24 orëve

Gjashtë raste të dhunës fizike dhe psikike janë raportuar në vende të ndryshme të Kosovës, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Sponsor 3M Express

Rastet janë regjistruar në Fushë Kosovë, Ferizaj, Pejë, Gjakovë dhe Vushtrri, ndërsa në shumicën prej tyre viktima kanë qenë gra.

Në Fushë Kosovë, një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një burrë. I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Në Ferizaj, një grua ka pranuar tretman mjekësor pas një sulmi të dyshuar fizik. I dyshuari është arrestuar, ndërsa më pas është dërguar në vuajtje të dënimit.

Një rast i dhunës fizike është raportuar edhe në Pejë, ku një burrë dyshohet se ka sulmuar një grua pas një mosmarrëveshjeje. Pas intervistimit, ai është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Gjakovë janë raportuar dy raste. Në të parin, një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person tjetër të gjinisë mashkullore, ndërsa pas intervistimit është liruar me vendim të prokurorit.

Në rastin tjetër, një grua dyshohet se është keqtrajtuar fizikisht dhe psikikisht nga një burrë. Ajo ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor.

Edhe në Vushtrri është raportuar një rast i sulmit fizik ndaj një gruaje. Viktima, së bashku me fëmijët e saj, është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit.

Policia ka bërë të ditur se rastet janë duke u trajtuar në procedura përkatëse hetimore dhe ligjore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Drejtoresha për Mirëqenie Sociale flet për takimin me Arlinda Zekajn: Më kërkoi takim pas paraqitjes së rastit në polici

Drejtoresha për Mirëqenie Sociale flet për takimin me Arlinda Zekajn: Më kërkoi takim pas paraqitjes së rastit në polici

Drejtoresha e Pejës për rastin e Arlinda Zekajt: Nuk kam pasur përgjegjësi të drejtpërdrejtë në trajtimin e rasteve të dhunës

Drejtoresha e Pejës për rastin e Arlinda Zekajt: Nuk kam pasur përgjegjësi të drejtpërdrejtë në trajtimin e rasteve të dhunës

Çdo i katërti person në Maqedoni dëshiron të emigrojë, 11.9% kanë plane dhe veprime konkrete për t’u larguar

Çdo i katërti person në Maqedoni dëshiron të emigrojë, 11.9% kanë plane dhe veprime konkrete për t’u larguar