Tragjedia në Gjilan ka tronditur vendin.

Klan Kosova ka marrë një version të ngjarjes së rëndë në Livoç të Ulët, ku një person dyshohet se vrau bashkëshorten dhe vëllain e saj, ndërsa plagosi xhaxhain e tyre, për motive akoma të panjohura.
Një dëshmitar nga vendi i ngjarjes ka folur për gazetaren e Klan Kosovës, Qëndresë Tërshanin dhe ka treguar momentet kritike të rastit.
Ky qytetar ka treguar se palët kanë qenë në dy automjete, i dyshuari bashkë me gruan e tij, ndërkaq miqtë, vëllai i nuses dhe xhaxhai, në një veturë tjetër.
Sipas tij, i dyshuari ka dalë nga vetura dhe ka shkuar te automjeti i kunatit të tij, të cilin e ka qëlluar me armë zjarri, duke e vrarë në vend. Më pas, ai thotë se i njëjti e ka plagosur xhaxhain e gruas.
Nga aty, i njëjti është nisur për në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit, ku e ka dërgua vetë gruan, të cilën po ashtu dyshohet se e ka vrarë.
Fatkeqësisht, viktima ka qenë pa shenja jete dhe vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor.
Trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion, ndërsa i lënduari është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejmë mjekësor.
Dorasi që ngarkohet me krimin e rëndë është dorëzuar më pas në Polici, me ç’rast është sekuestruar edhe arma e rastit. /Klankosova.tv




