Deputeti i VV-së: Ende nuk e kemi pranuar draftin e ri të Ligjit për Specialen

Deputeti i VV-së: Ende nuk e kemi pranuar draftin e ri të Ligjit për Specialen

Deputeti i VV-së: Ende nuk e kemi pranuar draftin e ri të Ligjit për Specialen

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli, ka deklaruar se drafti i ri i Ligjit për Specialen, i hartuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ende nuk u është dorëzuar as si parti dhe as atij personalisht në cilësinë e kryetarit të Komisionit për Legjislacion.

Sponsor 3M Express

Qorrolli ka theksuar se iniciativa për hartimin e ligjit të ri është tërësisht e PDK-së, duke shprehur rezerva lidhur me mënyrën se si po ndiqet kjo nismë.

“Është iniciativë kryekëput e PDK-së, dhe siç u kemi thënë që nuk jemi të bindur për rrugën që po e ndiqni, ashtu edhe doli. Nuk është rruga e duhur për t’i ndihmuar ata që janë në Hagë. Sot ka një tentativë të PDK-së për ta sjellë një format të ri të ligjit, të cilin deri më tani ne nuk e kemi pranuar, as si Lëvizje Vetëvendosje, por as unë si kryetar i Komisionit për Legjislacion”, ka deklaruar Qorrolli në një intervistë për Tëvë1.

Ai ka bërë të ditur se, sipas bindjes së tyre, rruga kryesore për t’i ndihmuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë është përmes Apelit.

Megjithatë, pavarësisht vërejtjeve dhe rezervave të shprehura ndaj kësaj nisme, Qorrolli nuk e ka përjashtuar mundësinë që Lëvizja Vetëvendosje ta përkrahë ligjin e ri në Kuvend.

Ndërkohë, ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka njoftuar se drafti i ri i Ligjit për Specialen është finalizuar. Ajo ka bërë të ditur se dokumentin e ka pranuar dy ditë më parë.

Votimi i këtij projektligji pritet të zhvillohet në dy lexime gjatë muajit dhjetor.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Stuhi e fuqishme godet SHBA-në, afro një milion klientë mbeten pa energji elektrike

Stuhi e fuqishme godet SHBA-në, afro një milion klientë mbeten pa energji elektrike

Sot hapet java e 15-të në Superligën e Kosovës, një ndeshje në program

Sot hapet java e 15-të në Superligën e Kosovës, një ndeshje në program

Ekskluzive | Ky është punëtori që mori furgonin e furrës “Zagrebi” dhe nuk e ktheu për pesë ditë

Ekskluzive | Ky është punëtori që mori furgonin e furrës “Zagrebi” dhe nuk e ktheu për pesë ditë