Dauti i kundërpërgjigjet Dimitrievskit: Shqiptarët nuk janë “grup i vogël qytetarësh”, por mbi gjysma e numrit të maqedonasve

Deputetja e Lidhjes Shqiptare, Ilire Dauti, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së liderit të ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, i cili, sipas saj, shqiptarëve u është referuar si „një grup i vogël qytetarësh“.

Sponsor 3M Express

Dauti i ka rikujtuar Dimitrievskit peshën demografike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke e akuzuar për minimizimin e tyre përmes retorikës politike.

Reagimi i Dautit vjen në kuadër të përplasjeve politike lidhur me statusin dhe përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, çështje që vazhdon të shkaktojë debate ndërmjet përfaqësuesve politikë shqiptarë dhe drejtuesve të ZNAM-it.

Statusi i plotë i deputetes Ilire Dauti:

Maksim Dimitrievski paska thënë për shqiptarët: “Një grup i vogël qytetarësh”.
Tregoni Dimitrievskit se është duke folur për grupin që është sa 54.4% i numrit të maqedonasve. Pra, më shumë se gjysma e tyre.
Demografia thotë kështu z. Dimitrievski:

Formula:(29.5% shqiptarë ÷ 54.2% maqedonas) × 100 = 54.4%

E tani ky “grupi” që përbën mbi 54% të numrit tuaj, vështirë se mund të quhet i vogël-përveç se në matematikën tuaj politike që shihet se nuk ju ec.

Në Qeveri ndaç rri, ndaç mos, veç kujdes kur flet për shqiptarët dhe gjuhën shqipe.

P.S. Не мешај баби и жаби!

Lexo edhe

Prishtina fiton ndaj Vushtrrisë, Drita ndalet nga Drenica

Prishtina fiton ndaj Vushtrrisë, Drita ndalet nga Drenica

Rrezik numër një për mërgatën është shkombëtarizimi që stimulohet nga islamizmi ekstremist

Rrezik numër një për mërgatën është shkombëtarizimi që stimulohet nga islamizmi ekstremist

Tensione të forta në BBVK, Akili ofendon rëndë Sharrin

Tensione të forta në BBVK, Akili ofendon rëndë Sharrin

Dauti i kundërpërgjigjet Dimitrievskit: Shqiptarët nuk janë “grup i vogël qytetarësh”, por mbi gjysma e numrit të maqedonasve | Momenti