Conchita Wurst ka përsëri një imazh tjetër, bën shaka me deklaratën: Unë jam një burrë heteroseksual tani

Conchita Wurst ka përsëri një imazh tjetër, bën shaka me deklaratën: Unë jam një burrë heteroseksual tani

Conchita Wurst ka përsëri një imazh tjetër, bën shaka me deklaratën: Unë jam një burrë heteroseksual tani

Tom Neuwirth, i njohur në mbarë botën si Conchita Wurst, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes në podcastin “Bussi Blabla”, ku ishte i ftuar së bashku me këngëtarin JJ.

Sponsor 3M Express

“Unë jam një burrë heteroseksual”, ka thënë Neuwirth, në një moment që, siç sqaron media austriake Heute, ishte pjesë e një shakaje gjatë bisedës në podcast.

Teksa shqiptonte këtë fjali, ai mbulonte fytyrën me dorë. Gjithçka nisi gjatë një diskutimi rreth marrëdhënieve në çift, ku artisti rrëfeu se, kur bën gabime në një lidhje, zakonisht përpiqet t’i ndreqë ato duke blerë dhurata për partneren.

Kjo ishte një referencë humoristike ndaj stereotipit për burrat heteroseksualë, të cilët përpiqen t’i qetësojnë partneret e tyre duke u blerë dhurata.

JJ, këngëtari austriak që fitoi Eurovisionin në vitin 2025, iu përgjigj se edhe ai vepron në të njëjtën mënyrë, pasi shpesh preferon t’i zgjidhë problemet me dhurata të shtrenjta.

Deklarata shkaktoi të qeshura edhe në rrjetet sociale, ku fansat reaguan me një numër të madh simbolesh të qeshurash në komentet e publikuara në Instagram.

Neuwirth fitoi famë ndërkombëtare në vitin 2014, kur, nën personazhin artistik Conchita Wurst, triumfoi në Eurovision me këngën “Rise Like a Phoenix”. Me flokët e gjata, fustanet elegante dhe mjekrën karakteristike, ai u bë një prej figurave më të dallueshme të skenës muzikore evropiane.

Fitorja e tij u shndërrua në një simbol të tolerancës dhe pranimit të diversitetit, ndërsa Conchita u kthye në një ikonë të komunitetit LGBTQ+.

Megjithatë, disa vite më vonë, artisti nisi të distancohej gradualisht nga ky personazh. Në vitin 2017, ai paralajmëroi se kishte ardhur koha për ta “vrarë” Conchitën, ndërsa gjithnjë e më shpesh filloi t’i zëvendësonte fustanet me kostume elegante. Në vitin 2018, gjatë pjesëmarrjes në ballon bamirës “Life Ball” në Vjenë, u shfaq me flokë të shkurtër dhe mjekër ngjyrë platini.

– YouTube youtu.be

Një ndryshim edhe më i madh erdhi në vitin 2019, kur prezantoi projektin muzikor WURST. Në vend të baladave pop, ai solli një tingull elektronik, ndërsa fustanet me shkëlqim i zëvendësoi me veshje sportive. Projekti përfshinte këngën “Hit Me” dhe albumin “Truth Over Magnitude”.

Në atë periudhë, artisti theksoi se është Tom dhe se gjithmonë do të mbetet i tillë, duke shtuar se nuk dëshironte të ishte grua.

Në janar të këtij viti, Neuwirth njoftoi gjithashtu tërheqjen nga të gjitha aktivitetet që lidhen me Eurovisionin. Ai shpjegoi se ky konkurs kishte luajtur një rol vendimtar në formësimin e jetës së tij, por se kishte ardhur koha të vazhdonte të zhvillohej artistikisht në drejtime të tjera.

Disa muaj më vonë, ai u shfaq edhe me një pamje të re gjatë një pritjeje në Presidencën austriake, ku ishte i ftuar nga presidenti Alexander Van der Bellen. Kësaj radhe, Neuwirth u paraqit me një kostum blu, flokë të shkurtër të zinj, të ndarë anash, dhe mjekër të shkurtuar me kujdes. /Telegrafi/

Lexo edhe

Sërish protestë në Tiranë, kësaj radhe pjesëmarrëse edhe Greta Thunberg

Sërish protestë në Tiranë, kësaj radhe pjesëmarrëse edhe Greta Thunberg

Kajtazi: Politika po ndikon në ndarjen e shqiptarëve (VIDEO)

Kajtazi: Politika po ndikon në ndarjen e shqiptarëve (VIDEO)

Ymeri-Kurtit në Kuvend: Je me mentalitet të vjetër, ki me ra shumë shpejt

Ymeri-Kurtit në Kuvend: Je me mentalitet të vjetër, ki me ra shumë shpejt