Big Brother VIP Kosova 5 – Alaudin Hamiti “ngacmon” publikun me një detaj duke ngjallur kureshtjen

Big Brother VIP Kosova 5 – Alaudin Hamiti “ngacmon” publikun me një detaj duke ngjallur kureshtjen
Ndërsa publiku është tashmë në pritje të spektaklit “Big Brother VIP Kosova 5”, Alaudin Hamiti ka ndarë disa nga prapaskenat e përgatitjeve për edicionin e ri. Ai ka publikuar një fotografi me ndjekësit, ku shihen përgatitjet dhe xhirimet e klipeve prezantuese për konkurrentët e edicionit të pestë. Po ashtu, ai ka ndarë edhe një pamje […]

Ndërsa publiku është tashmë në pritje të spektaklit “Big Brother VIP Kosova 5”, Alaudin Hamiti ka ndarë disa nga prapaskenat e përgatitjeve për edicionin e ri.

Ai ka publikuar një fotografi me ndjekësit, ku shihen përgatitjet dhe xhirimet e klipeve prezantuese për konkurrentët e edicionit të pestë.

Po ashtu, ai ka ndarë edhe një pamje nga vendi ku po zhvillohen xhirimet, ku shihet një personazh, fytyra e të cilit është mbuluar, duke nxitur edhe më shumë kureshtjen e publikut.

Foto: Alaudin Hamiti / Instagram

“Xhirimet e klipeve mbaruan. Big Brother VIP Kosova 5”, ka shkruar ai.

Alaudin Hamiti nuk ka zbuluar detaje të tjera rreth konkurrentëve apo përmbajtjes së edicionit të ri, ndërsa ende nuk është bërë e ditur data zyrtare e nisjes së spektaklit.

Ky edicion do të vijë me një ndryshim në moderim, pasi moderatorja e njohur Jonida Vokshi nuk do të jetë pjesë e këtij edicioni, ndryshim i cili ishte bërë i ditur disa muaj më parë.

Ndërkohë, pritja e publikut për nisjen e “Big Brother VIP Kosova 5” sa vjen e rritet, teksa fansat mezi presin të zbulojnë se cilët do të jenë konkurrentët e rinj dhe çfarë do të sjellë edicioni i pestë.

Lexo edhe

Rama uron Shiroka Pulën për zgjedhjen presidente: Kosova ka nevojë për unitet dhe guxim

Rama uron Shiroka Pulën për zgjedhjen presidente: Kosova ka nevojë për unitet dhe guxim

Bekim Sejdiu uron presidenten e re: U shmang një cikël i ri krize

Bekim Sejdiu uron presidenten e re: U shmang një cikël i ri krize

Jahjaga për Shiroka Pulën: Vazhdimësi e lidershipit të grave në Zyrën e Presidencës

Jahjaga për Shiroka Pulën: Vazhdimësi e lidershipit të grave në Zyrën e Presidencës

Big Brother VIP Kosova 5 – Alaudin Hamiti “ngacmon” publikun me një detaj duke ngjallur kureshtjen | Momenti