BE-ja kërkon reforma më të shpejta në administratën publike të Kosovës

BE-ja kërkon reforma më të shpejta në administratën publike të Kosovës

BE-ja kërkon reforma më të shpejta në administratën publike të Kosovës

Këto çështje u diskutuan të martën në Prishtinë, në takimin e 14-të të Grupit të Veçantë BE-Kosovë për Reformën e Administratës Publike, të bashkëkryesuar nga ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, dhe shefi i Njësisë së Komisionit Evropian për Kosovën, Jiří Plecitý.

Sipas komunikatës së përbashkët të BE-së dhe Kosovës, thirrja e BE-së për përshpejtimin e reformave është bërë në përputhje me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 dhe zotimet e vendit në kuadër të Planit të Rritjes të BE-së dhe Agjendës së Reformave.

Sponsor 3M Express

Gjatë takimit, përfaqësuesit e BE-së kanë theksuar se, pavarësisht përparimit në reformimin e kornizës ligjore për shërbimin publik, mbeten disa sfida që kërkojnë trajtim.

Në veçanti, BE-ja ka kërkuar shfrytëzimin e plotë të sistemit të centralizuar të rekrutimit për plotësimin e vendeve të lira të punës në shërbimin publik, uljen e mëtejshme të numrit të ushtruesve të detyrës në pozitat drejtuese dhe përfundimin e hapave të nevojshëm për zbatimin e plotë të reformës së pagave.

Në komunikatë është vlerësuar edhe përparimi në agjendën digjitale dhe strategjinë e qeverisjes elektronike, si dhe në programin për zvogëlimin e barrës administrative.

BE-ja ka vlerësuar se Gjykata Administrative e themeluar së fundmi në Prishtinë mund të ndihmojë në zvogëlimin e vonesave në trajtimin e lëndëve administrative, nëse pajiset me staf të mjaftueshëm.

Ndërkaq, sistemi i centralizuar i rekrutimit, i vendosur në fillim të këtij viti, është cilësuar si një hap i rëndësishëm drejt një shërbimi publik profesional dhe të bazuar në meritë, por është theksuar se ai ende duhet të zbatohet plotësisht.

Nga ana e tij, ministri Jagxhiu ka theksuar se një administratë publike profesionale dhe efikase ndërtohet, mbi të gjitha, mbi njerëzit që punojnë në të.

Ai ka paraqitur përparimin e Kosovës në reformat e administratës publike, duke përmendur rekrutimin e centralizuar, racionalizimin e agjencive, zvogëlimin e barrës administrative dhe zgjerimin e shërbimeve publike digjitale.

Jagxhiu ka veçuar gjithashtu themelimin e Ministrisë së Digjitalizimit dhe Administratës Publike si një kornizë më të fuqishme institucionale për koordinimin e reformave, si dhe lansimin e Platformës Kombëtare të Identifikimit Elektronik dhe Portofolit Digjital.

Gjatë takimit është prezantuar edhe Raporti Vjetor për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në Kosovë, i publikuar në tetor 2026.

Sipas komunikatës, ministri ka theksuar se përfaqësimi i barabartë i grave pothuajse është arritur, ndërsa është zotuar për ngushtimin e hendekut të mbetur në barazinë gjinore në pozitat drejtuese.

Po ashtu, është bërë e ditur se Kosova ka filluar ta zvogëlojë përqindjen e lartë të ushtruesve të detyrës në pozitat menaxheriale.

Një tjetër zhvillim i përmendur në komunikatë është ndërlidhja teknike e Sistemit Informativ për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore me Sistemin e Menaxhimit të Pagave të Thesarit, që sipas njoftimit do të përmirësojë saktësinë e të dhënave, do të zvogëlojë procedurat manuale dhe do të forcojë menaxhimin e burimeve njerëzore në sektorin publik.

Në përfundim të takimit, Kosova dhe BE-ja janë pajtuar që të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë, përfshirë në nivel teknik, për të mbështetur zbatimin e plotë të reformave sa më shpejt që të jetë e mundur, në të mirë të qytetarëve të Kosovës. 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

LSM, Risteskit: E diela nuk duhet të bëhet sërish ditë pune

LSM, Risteskit: E diela nuk duhet të bëhet sërish ditë pune

Qindra kamionë presin në radhë, rreth 40 kilometra në kufirin e Iranit – ndërsa sanksionet amerikane kanë goditur ekonominë e vendit

Qindra kamionë presin në radhë, rreth 40 kilometra në kufirin e Iranit – ndërsa sanksionet amerikane kanë goditur ekonominë e vendit

Macja juaj fle e mbështjellë si top? Ja kur është normale dhe kur duhet të konsultoheni me veterinerin

Macja juaj fle e mbështjellë si top? Ja kur është normale dhe kur duhet të konsultoheni me veterinerin