Bayern Munich po përgatit një ofertë rekord për ta bindur Michael Olisen të rinovojë kontratën dhe të vazhdojë karrierën në klubin gjerman deri në vitin 2032.
Sipas raportimeve, drejtuesit e Bayernit synojnë ta bëjnë francezin lojtarin më të paguar të skuadrës, në përpjekje për të siguruar qëndrimin e tij afatgjatë në Mynih.

Olise aktualisht përfiton rreth 14 milionë euro në vit, ndërsa kampi i tij kërkon që në kontratën e re të përfshihet edhe një klauzolë lirimi.
Ndërkohë, raportimet bëjnë të ditur se Real Madridi tashmë beson se sulmuesi francez do të qëndrojë te Bayerni, duke zbehur mundësinë e një transferimi të tij te gjiganti spanjoll.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Bayerni përgatit ofertë rekord për Michael Olise, synon ta mbajë deri në vitin 2032 appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




