Bashkëpunimi LVV-PDK, Çollaku: I imponuar për shkak të procesit të Apelit në Hagë (VIDEO)

Bashkëpunimi LVV-PDK, Çollaku: I imponuar për shkak të procesit të Apelit në Hagë (VIDEO)

Bashkëpunimi LVV-PDK, Çollaku: I imponuar për shkak të procesit të Apelit në Hagë (VIDEO)

Opinionisti Bekim Çollaku, ka vlerësuar se bashkëpunimi ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës, është i imponuar nga zhvillimet që lidhen me procesin gjyqësor në Hagë, konkretisht fazën e Apelit.

Sponsor 3M Express

Në Rubikon të Klan Kosova, Çollaku tha se kjo situatë po e kufizon PDK-në në ushtrimin e rolit opozitar dhe në përballjen e drejtpërdrejtë me partinë në pushtet.

“Ky është një bashkëpunim i imponuar për shkak të asaj kauze. Në këtë aspekt nuk dua ta amnistoj PDK-në, por dua ta qartësojë për opinionin publik. PDK-ja nuk mund ta atakojë drejtpërdrejt, duke bërë opozitë ndaj partisë në pushtet, dhe në të njëjtën kohë të gjejë format e kanalet të bashkëpunojë me të për të adresuar problemet që, për mendimin tim, janë çështje nacionale, nuk janë çështje partiake”.

“Prandaj, së paku derisa të përfundojë faza e Apelit në Hagë, PDK-ja në njëfarë forme do të jetë e kufizuar”, u shpreh ai.

Çollaku tha se këtë kufizim e ka vërejtur edhe në gjuhën e përdorur gjatë interpelancës së një dite më parë. /Klankosova.tv

Lexo edhe

LVV dhe LDK bëhen bashkë në Shtime, kjo është marrëveshja për ndarjen e pozitave

LVV dhe LDK bëhen bashkë në Shtime, kjo është marrëveshja për ndarjen e pozitave

I quajti kryeministri “Kali i Trojës”, përgjigjet Kasami

I quajti kryeministri “Kali i Trojës”, përgjigjet Kasami

Pse nuk është mirë ta shpëtosh gjithmonë një fëmijë nga situatat që shkaktojnë frikë?

Pse nuk është mirë ta shpëtosh gjithmonë një fëmijë nga situatat që shkaktojnë frikë?