Barcelona hidhet në sulm për yllin e Arsenalit, Deco nis kontaktet për transferimin e janarit

Barcelona hidhet në sulm për yllin e Arsenalit, Deco nis kontaktet për transferimin e janarit

Barcelona hidhet në sulm për yllin e Arsenalit, Deco nis kontaktet për transferimin e janarit

Barcelona ka nisur lëvizjet për të transferuar mbrojtësin e Arsenalit, Piero Hincapie, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sponsor 3M Express

Sipas raportimeve, drejtori sportiv i klubit katalanas, Deco, ka zhvilluar kontaktet e para me përfaqësuesit e futbollistit 24-vjeçar nga Ekuadori, për të vlerësuar mundësinë e realizimit të transferimit.

Hincapie aktualisht nuk po merr minutat e dëshiruara te Arsenali, një situatë që Barcelona synon ta shfrytëzojë për ta afruar në ‘Camp Nou’.

Deco dhe trajneri Hansi Flick e vlerësojnë lart mbrojtësin për shkak të aftësisë së tij për të luajtur në dy pozicione, si qendërmbrojtës dhe si mbrojtës i majtë.

Megjithatë, transferimi nuk pritet të jetë i lehtë. Pengesa kryesore në këtë fazë është trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, i cili raportohet se nuk është i gatshëm ta lejojë largimin e Hincapies gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Barcelona mbetet e interesuar për përforcimin e repartit defensiv dhe Hincapie është një nga emrat që po shqyrtohen për afatin kalimtar të janarit./Telegrafi/

Lexo edhe

Kos: Bllokadat institucionale penguan reformat evropiane në Kosovë

Kos: Bllokadat institucionale penguan reformat evropiane në Kosovë

Raporti i BE-së: Kosova ngec në reformat kyç për integrim

Raporti i BE-së: Kosova ngec në reformat kyç për integrim

Aksioni AKI-Prokurori Speciale-Polici, 5 të arrestuar – kapen mbi 37 kg narkotikë

Aksioni AKI-Prokurori Speciale-Polici, 5 të arrestuar – kapen mbi 37 kg narkotikë

Barcelona hidhet në sulm për yllin e Arsenalit, Deco nis kontaktet për transferimin e janarit | Momenti