Një 65-vjeçar është arrestuar në fshatin Demiraj të Gjilanit, nën dyshimin për përfshirje në rastin e cilësuar si “vrasje e rëndë”, ku kanë humbur jetën një 27-vjeçar dhe një foshnjë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, të dy trupat e pajetë janë gjetur në një shtëpi në këtë fshat, ndërsa informacioni për rastin është pranuar të dielën, rreth orës 08:47.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është babai i 27-vjeçarit. Ai është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është ndaluar për 48 orë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e dy personave.
Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Ndërkohë, hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar.
Një burrë dhe një foshnjë gjenden pa shenja jete në një shtëpi në Gjilan
Burimi: Dukagjini




