Arrestohen gati 50 persona, goditet rrjeti kriminal nga Ballkani i lidhur me vrasje në Evropë

Arrestohen gati 50 persona, goditet rrjeti kriminal nga Ballkani i lidhur me vrasje në Evropë

Arrestohen gati 50 persona, goditet rrjeti kriminal nga Ballkani i lidhur me vrasje në Evropë

Europol njofton se një rrjet kriminal me pjesëtarë nga Ballkani Perëndimor dyshohet për trafik ndërkombëtar të drogës, vrasje, rrëmbime dhe sulme me granata.

Sponsor 3M Express

47 persona janë arrestuar në kuadër të një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti të trafikut të drogës, me pjesëtarë nga Ballkani Perëndimor, i cili dyshohet se është i përfshirë në vrasje dhe akte të tjera të dhunshme në Evropë.

Sipas njoftimit të Europol-it, operacioni u zhvillua më 6 tetor në Slloveni dhe Spanjë, në bashkëpunim me autoritetet kroate. Policia kontrolloi 42 prona, ndërsa arrestimet u koordinuan nga një qendër operative në Lubjanë, raporton .

Nga 47 të arrestuarit, 34 u arrestuan në Slloveni dhe nga një në Spanjë e Kroaci, ndërsa 11 të dyshuar të tjerë ishin arrestuar më herët gjatë hetimeve.

Hetuesit dyshojnë se grupi fshihte sasi të mëdha droge në ngarkesa të zakonshme tregtare, duke shfrytëzuar transportin me kamionë, furgonë dhe vetura për të dërguar lëndë narkotike në vende të ndryshme të Evropës.

Në grup kishte shtetas të Bosnjë-Hercegovinës dhe Serbisë, si dhe të dyshuar nga Sllovenia, Bullgaria, Turqia dhe Holanda.

Sipas Europol-it, kur dërgesat humbnin, droga konfiskohej ose lindnin mosmarrëveshje brenda grupit, pasonin akte hakmarrjeje ndaj anëtarëve dhe familjeve të tyre. Rrjeti dyshohet se është i lidhur me disa vrasje, tentim-vrasje, rrëmbime dhe sulme me armë zjarri e granata.

Gjatë operacionit të 6 tetorit, autoritetet sekuestruan 66 kilogramë drogë, përfshirë 51 kilogramë kanabis dhe 15 kilogramë amfetaminë, si dhe armë zjarri, stoli dhe para të gatshme.

Hetimet, të cilat përfshinë autoritete nga 22 vende, zbuluan se rrjeti dyshohet se transportonte kokainë, kanabis, amfetaminë, MDMA dhe metamfetaminë nga Belgjika, Holanda dhe Spanja drejt vendeve të tjera evropiane.

Në periudhën nga shkurti 2022 deri në shtator 2026, autoritetet sekuestruan 253 kilogramë kokainë, 404 kilogramë kanabis, 18.8 kilogramë metamfetaminë dhe 825 gramë MDMA, krahas armëve, municionit dhe një substance kimike që përdoret në prodhimin e drogave.

Bazuar në komunikimet e koduara dhe provat e tjera të mbledhura, hetuesit kanë identifikuar edhe sasi të tjera të mëdha droge që dyshohet se janë trafikuar nga rrjeti, përfshirë rreth 474 kilogramë kokainë, 2.5 tonë kanabis dhe 104 kilogramë heroinë.

Lexo edhe

Këngëtarët që dikur punonin punë krejt të zakonshme para se të bëheshin të famshëm

Këngëtarët që dikur punonin punë krejt të zakonshme para se të bëheshin të famshëm

Mourinho jep përditësime për lëndimet në ekip përpara ndeshjes me Villarrealin

Mourinho jep përditësime për lëndimet në ekip përpara ndeshjes me Villarrealin

Keni sjell nje inovacion ne treg? Aplikoni për ekspozim falas në Business Reset 2026

Keni sjell nje inovacion ne treg? Aplikoni për ekspozim falas në Business Reset 2026

Arrestohen gati 50 persona, goditet rrjeti kriminal nga Ballkani i lidhur me vrasje në Evropë | Momenti