Dy persona, një shtetas i Turqisë dhe një i Sirisë, janë arrestuar në Vërmicë nën dyshimin për kalim të paautorizuar të kufirit dhe ndihmë në këtë vepër penale.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 8 tetor 2026, rreth orës 13:15, kur një njësi policore, gjatë patrullimit, ka ndaluar dy personat.
Nga hetimet fillestare dyshohet se shtetasi sirian ka hyrë ilegalisht në Kosovë nga Shqipëria, ndërsa shtetasi turk dyshohet se e ka ndihmuar dhe kishte për qëllim ta transportonte atë deri në Prizren.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.
Rasti po trajtohet nga organet kompetente. /Telegrafi/




