Anija luftarake ruse goditet nga dronët ukrainas në Gjirin e Finlandës

Anija luftarake ruse goditet nga dronët ukrainas në Gjirin e Finlandës

Anija luftarake ruse goditet nga dronët ukrainas në Gjirin e Finlandës

Një anije luftarake ruse është sulmuar të mërkurën në Gjirin e Finlandës nga dronët ukrainas, kanë konfirmuar zyrtarët finlandezë, ndonëse ende dihen pak detaje për sulmin.

Sponsor 3M Express

Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës ka bërë të ditur se shënjestër e sulmit ishte anija ruse “Naro-Fominsk”, në kuadër të një operacioni më të gjerë me dronë kundër depos ruse të eksportit të naftës në Ust-Luga, në bregdetin e Detit Baltik.

Ky sulm, që besohet të jetë hera e parë që dronët ukrainas godasin një anije ruse në një zonë të Detit Baltik të hapur për trafikun detar civil, ka ngritur pikëpyetje mbi mundësinë e zgjerimit të operacioneve ukrainase në këtë rajon.

Finlanda, një nga aleatët më të afërt evropianë të Kievit, e ka cilësuar incidentin si pasojë të drejtpërdrejtë të luftës së vazhdueshme të Rusisë kundër Ukrainës, transmeton klankosova.tv

Megjithatë, ushtria finlandeze ka dhënë pak detaje për sulmin, i cili dyshohet se ka ndodhur në një pjesë të ngushtë të gjirit, në një distancë nga bregdeti finlandez.

Ministrja e Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen, ka këmbëngulur se situata në Detin Baltik mbetet stabile dhe e sigurt, duke theksuar se nuk ka asnjë kërcënim për trafikun detar.

Ndërkohë, zyrtarët e mbrojtjes raportohet se i kanë tërhequr vëmendjen Kievit se Gjiri i Finlandës është një rrugë ujore relativisht e ngushtë, e përdorur nga cisternat e naftës dhe anijet civile, si dhe përmban kabllo nënujore të transmetimit të të dhënave.

Ministri i Mbrojtjes i Estonisë, Martin Herem, vendi i të cilit kufizohet me gjirin, i tha transmetuesit publik ERR se anija ishte goditur rreth orës 05:30 të mëngjesit të së mërkurës.

“Ne e dimë se më pas nga anija është parë tym. Vetë anija u kthye në drejtim të Shën Petersburgut”, deklaroi ai, pa dhënë detaje se si ishte kryer sulmi.

Sipas BBC, deri më tani, nuk dihet shkalla e dëmeve apo nëse ka pasur viktima në mesin e ekuipazhit të anijes luftarake ruse. Moska rrallëherë publikon detaje të tilla.

Lexo edhe

LVV dhe LDK bëhen bashkë në Shtime, kjo është marrëveshja për ndarjen e pozitave

LVV dhe LDK bëhen bashkë në Shtime, kjo është marrëveshja për ndarjen e pozitave

I quajti kryeministri “Kali i Trojës”, përgjigjet Kasami

I quajti kryeministri “Kali i Trojës”, përgjigjet Kasami

Pse nuk është mirë ta shpëtosh gjithmonë një fëmijë nga situatat që shkaktojnë frikë?

Pse nuk është mirë ta shpëtosh gjithmonë një fëmijë nga situatat që shkaktojnë frikë?

Anija luftarake ruse goditet nga dronët ukrainas në Gjirin e Finlandës | Momenti