Alarmi me shifra: Më shumë se një milion banorë në Liban përballen me pasiguri të rëndë ushqimore

Alarmi me shifra: Më shumë se një milion banorë në Liban përballen me pasiguri të rëndë ushqimore

Alarmi me shifra: Më shumë se një milion banorë në Liban përballen me pasiguri të rëndë ushqimore

Një situatë dramatike po mbërthen Libanin, ku më shumë se një milion banorë po përballen me pasiguri të rëndë ushqimore dhe mungesë të mjeteve elementare për jetesë. Sipas parashikimeve, ky numër pritet të rritet edhe më tej duke arritur në 1,15 milionë deri në mesin e vitit 2027 – shifër kjo që përfaqëson pothuajse një të katërtën e gjithë popullsisë së vendit.

Sponsor 3M Express

Vendi ndodhet nën presionin e dyfishtë të luftimeve të njëpasnjëshme dhe një krize të thellë ekonomike që po zgjat prej më shumë se shtatë vitesh.

Mundësitë për punësim në vend mbeten mjaft të kufizuara, kursimet e familjeve janë shteruar tërësisht dhe niveli i borxheve po vazhdon të rritet me ritme shqetësuese. Paralelisht me këtë, ngritja e vazhdueshme e çmimeve të ushqimeve, karburanteve dhe produkteve tjera esenciale ka rënduar pamasë buxhetet e familjeve libaneze.

Gjendja vlerësohet veçanërisht kritike dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme në zonat e prekura nga konflikti në jug të vendit, si dhe në rajonet e varfra veriore dhe lindore.

Dëmet financiare nga luftërat që nga tetori i vitit 2023 llogariten të jenë rreth 27 miliardë dollarë. Konflikti i fundit i marsit detyroi mbi një milion banorë të braktisnin shtëpitë e tyre, ndërsa me rënien e intensitetit të dhunës në qershor, numri i të zhvendosurve ka rënë në rreth 300 mijë. Gjithë kjo pasiguri vjen në një kohë kur Libani, i përfshirë nga kolapsi ekonomik që nga viti 2019, ende nuk ka arritur të zbatojë reformat e nevojshme strukturore për të zhbllokuar paketat e ndihmës financiare ndërkombëtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

“Akt burracak”, Abdixhiku reagon ashpër për pretendimet ndaj bashkëshortes së tij

“Akt burracak”, Abdixhiku reagon ashpër për pretendimet ndaj bashkëshortes së tij

Vizitoi 165 vende të botës, influencuesi Kieran Brown rendit Kosovën si një nga pesë vendet me vajzat më të bukura

Vizitoi 165 vende të botës, influencuesi Kieran Brown rendit Kosovën si një nga pesë vendet me vajzat më të bukura

Të miturit hynë në një market në Gjakovë, dyshohet se morën 570 euro nga arka

Të miturit hynë në një market në Gjakovë, dyshohet se morën 570 euro nga arka