AKK: Mbi 26 komuna paditën Qeverinë për kontratat kolektive

AKK: Mbi 26 komuna paditën Qeverinë për kontratat kolektive

AKK: Mbi 26 komuna paditën Qeverinë për kontratat kolektive

Në Gjykatën Komerciale është mbajtur seanca e parë përgatitore për padinë e Komunës së Gjakovës ndaj Qeverisë së Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), lidhur me detyrimet financiare që burojnë nga kontratat kolektive në arsim.

Sponsor 3M Express

Sipas Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), mbi 26 komuna i kanë ngritur këto padi në gusht të vitit 2022, nën koordinimin e këtij asociacioni. Shqyrtimi gjyqësor ka nisur pas më shumë se katër vitesh.

AKK-ja ka bërë të ditur se vetëm Komuna e Gjakovës pretendon se ka pësuar dëme në vlerë mbi 14 milionë euro, ndërsa dëmet e pretenduara nga të gjitha komunat arrijnë në qindra miliona euro.

Sipas Asociacionit, këto detyrime financiare ndikojnë drejtpërdrejt në mundësitë e komunave për të realizuar investime dhe për të ofruar shërbime për qytetarët.

AKK-ja ka kërkuar që obligimet që burojnë nga kontratat e nënshkruara në nivel qendror të shoqërohen me financimin përkatës, duke theksuar se komunat nuk duhet ta bartin këtë barrë në dëm të projekteve dhe nevojave të qytetarëve.

Asociacioni ka kërkuar përgjegjësi institucionale, kompensimin e dëmeve të pretenduara nga komunat dhe shqyrtimin e padive pa vonesa të mëtejshme. /Telegrafi/

Lexo edhe

Christina Applegate: Mjekët më diagnostikuan gabim, nuk kam sklerozë të shumëfishtë

Christina Applegate: Mjekët më diagnostikuan gabim, nuk kam sklerozë të shumëfishtë

Hoxhaj përfaqësues i PDK-së në Grupin Punues për strategjinë e Apelit në Hagë

Hoxhaj përfaqësues i PDK-së në Grupin Punues për strategjinë e Apelit në Hagë

Nga shëndeti mendor te inteligjenca artificiale: Çfarë sjell Lifestyle Conference 2026?

Nga shëndeti mendor te inteligjenca artificiale: Çfarë sjell Lifestyle Conference 2026?