Abrashi uron Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente: Kosova ka nevojë për stabilitet, dialog dhe unitet

Abrashi uron Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente: Kosova ka nevojë për stabilitet, dialog dhe unitet
Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Emir Abrashi, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente të Republikës së Kosovës. Në një reagim pas zgjedhjes së saj në krye të shtetit, Abrashi e ka cilësuar Shiroka-Pulën si një figurë me përvojë të gjatë akademike, publike dhe institucionale. “Lajm fantastik për Kosovën që një zonjë e […]

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Emir Abrashi, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente të Republikës së Kosovës.

Në një reagim pas zgjedhjes së saj në krye të shtetit, Abrashi e ka cilësuar Shiroka-Pulën si një figurë me përvojë të gjatë akademike, publike dhe institucionale.

“Lajm fantastik për Kosovën që një zonjë e nderuar, me përvojë të gjatë akademike, publike dhe institucionale, si znj. Shiroka Pula, merr përgjegjësinë më të lartë shtetërore në Republikën tonë”, ka shkruar Abrashi.

Ai ka theksuar se, sipas tij, Kosova ka nevojë për stabilitet institucional, dialog dhe unitet.

“Kosova sot, më shumë se kurrë, ka nevojë për stabilitet institucional, dialog dhe unitet, në mënyrë që energjinë tonë ta përqendrojmë në tejkalimin e sfidave që kemi përpara si shoqëri dhe si shtet”, është shprehur ai.

Abrashi ka thënë se pret që presidentja e re ta ushtrojë detyrën në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese të kreut të shtetit.

“Jam i bindur se Presidentja Shiroka Pula do ta ushtrojë me nder, dinjitet dhe përgjegjësi këtë detyrë të lartë shtetërore, duke përfaqësuar unitetin e popullit, ashtu siç e përcakton Kushtetuta e Republikës”, ka shkruar kryetari i AKR-së.

Në fund, Abrashi ka uruar Shiroka-Pulën dhe Republikën e Kosovës për zgjedhjen e presidentes së re.

“Urime Presidentes Shiroka Pula dhe urime Republikës së Kosovës!”, ka përfunduar ai./Telegrafi.

Lexo edhe

A është normale të keni menstruacione dy herë brenda një muaji?

A është normale të keni menstruacione dy herë brenda një muaji?

Rama uron Shiroka Pulën për zgjedhjen presidente: Kosova ka nevojë për unitet dhe guxim

Rama uron Shiroka Pulën për zgjedhjen presidente: Kosova ka nevojë për unitet dhe guxim

Bekim Sejdiu uron presidenten e re: U shmang një cikël i ri krize

Bekim Sejdiu uron presidenten e re: U shmang një cikël i ri krize

Abrashi uron Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente: Kosova ka nevojë për stabilitet, dialog dhe unitet | Momenti