A e dinin MPB dhe Policia e Kosovës se Rrahman Hoti e kishte vrarë bashkëshorten në Zvicër?

A e dinin MPB dhe Policia e Kosovës se Rrahman Hoti e kishte vrarë bashkëshorten në Zvicër?

A e dinin MPB dhe Policia e Kosovës se Rrahman Hoti e kishte vrarë bashkëshorten në Zvicër?

ILECU është zyrë ndërlidhëse me shtetet e tjera në kuadër të Policisë së Kosovës, e cila ndër të tjera, bën verifikimin e personave të cilët aplikojnë për t’u pajisur me leje për armë.

Sponsor 3M Express

DOSJA ka tentuar të marrë përgjigje nga Drejtori i Departamentit për Siguri Publike në MPB, Mensur Hoti, nëse zyra e ILECU në kuadër të Policisë së Kosovës kishte kryer verifikimin ndërkombëtar dhe i kishte njoftuar se i njëjti ishte dëbuar nga Zvicra, pas vuajtjes së një pjese të dënimit për vrasjen e bashkëshortes.

Mirëpo, Hoti përmes telefonit ka thënë se verifikimit nga ILECU i nënshtrohet cdo aplikues pa përjashtim.

“Gazetarja: Një pyetje deshta shkurt të lutem zotëri Hoti, verifikim a keni pas prej ILECU-së lidhur me këtë personin që dyshohet se e kreu vrasjen në Suharekë?

Hoti: Po dëgjo na të përgjigjemi, po secili rast i nënshtrohet edhe qëtij verifikimi pa përjashtim.

Gazetarja: A bëhet verifikimi edhe në shtetin ku ka jetu?

Hoti: Jo, sa e di unë jo po te shohim si procedurë të lutna mos me merr për fjale, se nuk e di saktë a po e di në rastin konkret a ka shku tutje a jo, po jau kthejmë përgjigjen”.

Megjithatë, i pyetur se a do duhej t’i bëhej verifikimi ndërkombëtar nga ILECU Hotit duke qenë se ka jetuar në Zvicër dhe jo në Kosovë, drejtori i Departamentit për Siguri Publike thotë se i di detyrat e ILECU-së, mirëpo kërkon që këtë përgjigje ta ofrojë me shkrim.

Mirëpo, përkundër premtimit për të ofruar përgjigje me shkrim, kjo nuk u ofrua nga Ministria e Punëve të Brendshme deri në realizimin e këtij emisioni.

Dosja ka tentuar të marrë këtë përgjigje edhe nga Policia e Kosovës.

Por përveç në verfikim, burime të emisionit DOSJA kanë bërë të ditur se, lidhur me Hotin, zyrtarët policorë, përmes raporteve inteligjente, e kishin njoftuar institucionin se ai kishte qenë i dëbuar nga Zvicra për shkak të vrasjes së bashkëshortes së tij.

Mirëpo, Policia e Kosovës nuk ka bërë të ditur nëse këto informacione ishin trajtuar nga institucioni.

“Bazuar në ligjet e aplikueshme, respektivisht duke iu referuar Ligjit Nr.06/L-082 për Mbrojtjen e të dhënave personale, iu bëjmë me dije se të dhënat e personave fizik janë të mbrojtura me ligj dhe ato mund t’u ofrohen vetëm organeve të drejtësisë, personit fizik apo të autorizuarit të tij. Sa i përket qeshtjes se armeve ju mund ti referoheni autoriteteve kompetente”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Por rasti i 18 nëntorit, nuk është rasti i izoluar në komunën e Suharekës.

Në vitin 2023 ishin regjistruar 19 raste kur ishin përdorur armët e zjarrit, dhe nga to 4 armë kishin qenë me leje.

Në vitin 2024 nga 19 raste, 5 armë kishin qenë me leje.

Në vitin 2025 nga 27 raste, 7 armë kishin qenë me leje.

Ndërsa, aktualisht mbi 4 mijë qytetarë të Suharekës janë të pajisur me armë me leje.

“Si rast fatkeqësisht nuk është rast i izoluar. Neve vitin e kaluar i kemi nxjerr në statistika, mbi 25 përqind të incidenteve me armë, na ka dalë që janë armë me leje. Kështu që konsideroj edhe ky rast fatkeqësisht nuk është rast i izolum, prej personave me leje dhe janë përdorur për vepra të ndryshme penale”, ka thënë komandanti Hoxha.

Situatë më e mirë nuk qëndron as në qytetet e tjera të këtij rajoni.

Në stacionin policor në Prizren të dhënat tregojnë se në vitin 2023 nga 75 raste, në 6 prej tyre ishin përdorur 6 armë me leje.

Në vitin 2024, nga 62 raste, në 6 raste ishin përdorur 13 armë me leje.

Në vitin 2025, nga 78 raste, në 10 prej tyre ishin përdorur 11 armë me leje.

Në Stacionin Policor Veri në Prizren në vitin 2023 nga 14 raste ishin sekuestruar 17 armë zjarri pistoleta dhe pushkë, prej tyre 2 armë me leje.

Në vitin 2024, nga 15 raste ishin sekuestruar 18 armë zjarri, prej tyre 6 me leje.

Ndërsa në vitin 2025 nga 24 armë të sekuestruara në 18 raste, 5 prej tyre rezultuan të kenë qenë më leje nga ministria.

Nga kjo rezulton se nga 59 armë të sekuestruara në tre vjet, 22 përqind e tyre ishin armë me leje nga ky stacion.

Mirëpo, me këtë problematik nuk përballet vetëm regjioni i Prizrenit.

Madje, në disa raste problematika institucionale qëndron edhe më e thellë, pasi institucionet nuk i shfrytëzojnë të gjithë mekanizmat ligjor për tua revokuar lejet dhe larguar armët nga duart qytetarëve të cilët veçse i kanë përdorur ato për të kryer vepra penale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Rasti i Arlindës: Ndihmuan në vrasje, nëna e t’bijtë në burg (VIDEO)

Rasti i Arlindës: Ndihmuan në vrasje, nëna e t’bijtë në burg (VIDEO)

Rama akuza Qeverisë : Adem Jashari s’ka vend në Prishtinë (VIDEO)

Rama akuza Qeverisë : Adem Jashari s’ka vend në Prishtinë (VIDEO)

Përurohet në Prishtinë: Rruga Wisner, lidhje mes Kosovës e ShBA-së (VIDEO)

Përurohet në Prishtinë: Rruga Wisner, lidhje mes Kosovës e ShBA-së (VIDEO)