58-vjeçari shqiptar plagoset rëndë nga një 17-vjeçar në Greqi

58-vjeçari shqiptar plagoset rëndë nga një 17-vjeçar në Greqi

58-vjeçari shqiptar plagoset rëndë nga një 17-vjeçar në Greqi

Një incident i rëndë ka ndodhur në Agia Galini të Kretës, në Greqi, ku një 58-vjeçar me origjinë shqiptare është plagosur rëndë me thikë nga një 17-vjeçar vendas.

Sponsor 3M Express

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, në banesën e 58-vjeçarit, i cili jeton dhe punon prej vitesh në zonë së bashku me familjen e tij.

Sipas informacioneve paraprake të mediave greke, gjatë një konflikti, 17-vjeçari e ka goditur dy herë me thikë në bark 58-vjeçarin dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Deri më tani, motivet e sulmit mbeten të paqarta.

Gjendja e të plagosurit është konsideruar tepër kritike për shkak të hemorragjisë së rëndë. Ai u transportua fillimisht në Qendrën Shëndetësore të Moires, ku mori ndihmën e parë, dhe më pas u dërgua me ambulancë në Spitalin e Përgjithshëm Universitar të Heraklionit (PAGNI). /A2

Lexo edhe

Dy vite më parë ia mori jetën aksidenti me motoçikletë njërit djalë, sonte dyshohet se vrau tjetrin – Tragjedia e rëndë e familjes nga Gjilani

Dy vite më parë ia mori jetën aksidenti me motoçikletë njërit djalë, sonte dyshohet se vrau tjetrin – Tragjedia e rëndë e familjes nga Gjilani

Rusia sulmon termocentralin ukrainas pak orë pas ‘armëpushimit energjetik’

Rusia sulmon termocentralin ukrainas pak orë pas ‘armëpushimit energjetik’

Gjashtë senatorë i kërkojnë Trumpit të anulojë marrëveshjen me Putinin për naftë

Gjashtë senatorë i kërkojnë Trumpit të anulojë marrëveshjen me Putinin për naftë