Futbollisti i ri i Tottenhamit, Luca Williams-Barnett, ka qenë protagonisti kryesor në fitoren 2-0 të skuadrës londineze ndaj Ipswich Townit.

Në paraqitjen e tij të parë si titullar në Premier League, 18-vjeçari realizoi golin e parë në minutën e 15-të dhe më pas asistoi në golin e dytë të shënuar nga Dominic Solanke.
Paraqitja e tij bëri përshtypje të madhe te trajneri Roberto De Zerbi, i cili e vlerësoi talentin e ri dhe e krahasoi me yllin e Barcelonës, Lamine Yamal.
Williams-Barnett është vetëm 18 vjeç dhe 51 ditë, ndërsa kjo paraqitje mund të shënojë fillimin e një karriere të rëndësishme në futbollin anglez.
Pas kësaj ndeshjeje, emri i tij është kthyer në një nga temat më të diskutuara te tifozët e Tottenhamit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





