By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: KQZ-ja fillon vlerësimin e zarfeve me vota të diasporës e 9 komuna përfundojnë numërimin e votave të kandidatëve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
KQZ-ja fillon vlerësimin e zarfeve me vota të diasporës e 9 komuna përfundojnë numërimin e votave të kandidatëve
TOP Momenti

KQZ-ja fillon vlerësimin e zarfeve me vota të diasporës e 9 komuna përfundojnë numërimin e votave të kandidatëve

Momenti
Published: June 9, 2026




Foto: Laura Hasani





Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se nëntë Qendra Komunale të Numërimit kanë përfunduar numërimin e votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimin e rezultateve të subjekteve politike, ndërsa në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur procesi i vlerësimit të pakove me fletëvotime nga votimi përmes postës, raporton Ekonomia Online.

Your browser does not support the video tag.


Image


Your browser does not support the video tag.

Sipas njoftimit të bërë të martën nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, deri në orën 16:00 janë përmbyllur këto procese në nëntë komuna.


“Ju njoftojmë se deri më tani (e martë, 9 qershor 2026, ora 16:00) është përmbyllur numërimi i votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve, në 9 Qendra Komunale të Numërimit”, tha Elezi.


Image


 Sipas tij, komunat që kanë përfunduar këto aktivitete janë Juniku, Shtërpca, Hani i Elezit, Parteshi, Mamusha, Zubin Potoku, Zveçani, Kllokoti dhe Novobërda. Ndërkohë, procesi i numërimit dhe verifikimit po vazhdon në 29 qendra të tjera komunale të numërimit.


Image


“Sipas të dhënave deri më tani (9 qershor 2026, ora 16:00) numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara, që i takojnë 38 QKN-ve, është 902 nga 2,498 vendvotime apo mbi 36%”, bëri të ditur Elezi.


Ai njoftoi gjithashtu se pas përfundimit të numërimit në komuna, materialet zgjedhore po dërgohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ku do të nisë skanimi i listave të votuesve.


Image


 “Në QNR së shpejti do të fillojë skanimi i Listës së Votuesve nga vendvotimet e rregullta nga disa prej komunave që tashmë kanë përfunduar punën QKN dhe që kanë dorëzuar materialin zgjedhor në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Skanimi i listës së votuesve që është përdorur në vendvotime është i domosdoshëm para se të fillohet me numërimin e votave nga vendvotimet me kusht, sepse i ndihmon KQZ-së të sigurohet se askush nuk ka votuar dy herë, në vendvotimin e rregullt dhe në vendvotimin me kusht”, deklaroi ai.


 Sa i përket votimit nga diaspora, Elezi tha se është përmbyllur procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete dhe në Kosovë.


Image


“Gjatë ditës së hënë, më 8 qershor, është përmbyllur procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit përmes postës. Tërheqja e pakove me fletëvotime është bërë nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme si dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë. Nga 23 kuti postare, janë tërhequr më shumë se 85,700 pako të supozuara me fletëvotime, një pjesë prej të cilave janë sjellur në Kosovë”, tha ai.


Sipas Elezit, tashmë ka nisur vlerësimi i këtyre pakove në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.


 “Gjatë pasdites së sotme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, KQZ ka filluar me vlerësimin e pakove të supozuara me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga votimi përmes postës që deri më tani janë sjellur në Kosovë. Qëllimi është që të vërtetohet nëse këto pako janë dërguar nga votuesit e regjistruar për votim përmes postës. Pakot që aprovohen do të përfshihen në procesin e numërimit, pas disa ditësh”, deklaroi ai.


Image


Sipas të dhënave preliminare të KQZ-së, numri më i madh i pakove të tërhequra është nga Berlini me 41,561 pako, pasuar nga Berna me 23,356, Stokholmi me 4,633 dhe Parisi me 3,470 pako me fletëvotime.


 


Image


source

You Might Also Like

Lufta kundër krimit të organizuar, këta janë të arrestuarit në operacionin “White Star”
Jakimovski për aktgjykimin: “Nuk jam dënuar për vepër penale, por për shkak të presionit politik”
Rashiq: Presionet vazhdojnë edhe pas zgjedhjeve, djali im u ndalua në kufi nga BIA
FSK-ja dhe Garda e Ajovës thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje
Indeksi Global i Paqes: Maqedonia e Veriut renditet e 46-ta në botë, Islanda mbetet e para

You Might Also Like

Gjykata e Apelit në Shkup e ka rrëzuar ankesën e Sindikatës së Pavarur të Kontrollorëve në M-NAV
TOP Momenti

Gjykata e Apelit në Shkup e ka rrëzuar ankesën e Sindikatës së Pavarur të Kontrollorëve në M-NAV

June 9, 2026
Kurti në Vjenë: Integrimi ekonomik i Kosovës bazohet në infrastrukturë, investime dhe lidhje me BE-në
TOP Momenti

Kurti në Vjenë: Integrimi ekonomik i Kosovës bazohet në infrastrukturë, investime dhe lidhje me BE-në

June 9, 2026
Kryesia e PDK-së diskuton rezultatin zgjedhor – paralajmëron zgjedhje të brendshme këtë vit
TOP Momenti

Kryesia e PDK-së diskuton rezultatin zgjedhor – paralajmëron zgjedhje të brendshme këtë vit

June 9, 2026
Vendimi për Qendrën Rezidenciale në Graçanicë është kushtetues
TOP Momenti

Vendimi për Qendrën Rezidenciale në Graçanicë është kushtetues

June 9, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?