{"id":2463,"date":"2026-05-09T13:29:28","date_gmt":"2026-05-09T13:29:28","guid":{"rendered":"https:\/\/momenti.info\/index.php\/2026\/05\/09\/kapeni-hajnin\/"},"modified":"2026-05-09T13:29:28","modified_gmt":"2026-05-09T13:29:28","slug":"kapeni-hajnin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/momenti.info\/index.php\/2026\/05\/09\/kapeni-hajnin\/","title":{"rendered":"\u201cKapeni hajnin\u201d"},"content":{"rendered":"<div><imgsrc=\"\"><\/p>\n<p>Po e dini p\u00ebr k\u00eb e kam fjal\u00ebn? Nj\u00eb hajn, pasi kishte vjedhur nj\u00eb dyqan, u fut n\u00eb turm\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb po th\u00ebrrisnin \u201cKapeni hajnin!\u201d Ai ishte m\u00eb i z\u00ebshmi. Kush? Ai, de &#8230;<\/p>\n<p>Dyqani, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, \u00ebsht\u00eb populli, e p\u00ebr hajnin ka debate publike. Hapeni cilindo medium dhe b\u00ebni tifozin. Pastaj votoni n\u00eb zgjedhjet e radh\u00ebs. K\u00ebsaj radhe do t\u00eb votohet p\u00ebr kuorum, jo p\u00ebr shumic\u00ebn parlamentare. Nejse&#8230;<\/p>\n<p>Edhe kryeministri aktual, me 16 euro n\u00eb xhep, po akuzohet se ka vjedhur. Kur e thon\u00eb \u201ct\u00eb gjith\u00eb\u201d, di\u00e7ka duhet t\u00eb ket\u00eb. Po e thon\u00eb njer\u00ebz me moral si lider\u00ebt e opozit\u00ebs, deputet\u00eb, intelektual\u00eb t\u00eb varur e t\u00eb pavarur. Ka vjedhur pra, as mos e diskuto. Pyetja shtrohet jo n\u00ebse vodhi, por \u00e7far\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb vodhi ai? T\u00eb ket\u00eb mbetur gj\u00eb p\u00ebr t\u2019u vjedhur? \u00c7far\u00eb kishte p\u00ebr t\u2019u vjedhur, ishte vjedhur m\u00eb her\u00ebt. U quajt privatizim. U b\u00eb me ligj, madje edhe n\u00ebn mbik\u00ebqyrjen nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Ku nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, ku ne. Nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt jan\u00eb \u201clopa jon\u00eb e shenj\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>Por, Kurti duket se vodhi ide, e qe besa edhe mite. Duhet d\u00ebrguar n\u00eb gjykat\u00eb, at\u00eb t\u00eb historis\u00eb.<\/p>\n<p>Kurti vodhi rugovizmin e LDK-s\u00eb dhe ia ktheu LDK-s\u00eb Vjos\u00ebn; vodhi nga Familja Jashari legjend\u00ebn e tyre dhe ua ktheu atyre Muratin e bacin Rifat; vodhi nga PDK-ja dhe AAK-ja narrativ\u00ebn e luft\u00ebs dhe U\u00c7K-s\u00eb dhe ua ktheu k\u00ebtyre partive Tha\u00e7in dhe Ramushin. Ua ktheu edhe U\u00c7K-n\u00eb. Ndali vet\u00ebm te meritat p\u00ebr luft\u00ebn. <\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb hajni, Albini mund t\u00eb gjykohet vet\u00ebm n\u00eb zgjedhjet e ardhshme, t\u00eb cilat, edhe pse formalisht t\u00eb parakohshme e logjikisht t\u00eb paskohshme, prap\u00ebseprap\u00eb do t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb test p\u00ebr legjitimitetin e narrativ\u00ebs s\u00eb tij. Qytetar\u00ebt mund t\u00eb ja japin vot\u00ebn, por v\u00ebshtir\u00eb se ja japin kuorumin.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, patriotizmi kushtetues i Habermasit duket se \u00ebsht\u00eb paketimi me t\u00eb cilin Kurti po p\u00ebrpiqet t\u00eb mb\u00ebshtjell\u00eb mallin e vjedhur. Duket si nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrtej miteve lokale: ai po i mbledh mitet n\u00eb nj\u00eb muze t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, duke i vjedhur ato, n\u00eb pik\u00eb t\u00eb dit\u00ebs, nga \u201ctrash\u00ebgimtar\u00ebt\u201d biologjik\u00eb, historik\u00eb apo politik\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrballje mes trash\u00ebgimtar\u00ebve dhe miteve ka sjell\u00eb pyetjen e madhe: kush mund t\u00eb flas\u00eb sot n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Rugov\u00ebs, Jasharajve dhe U\u00c7K-s\u00eb? A jan\u00eb trash\u00ebgimtar\u00ebt biologjik\u00eb, ata historik\u00eb, apo shteti dhe populli? I vendosi n\u00eb themele t\u00eb shtetit k\u00ebto mite dhe legjenda, apo i vodhi p\u00ebr vete dhe p\u00ebr partin\u00eb e tij? \u00c7far\u00eb po mbetet Kurti n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast: hajn ordiner apo Robin Hud?<\/p>\n<p>Slogani i Rugov\u00ebs \u201cLiri, pavar\u00ebsi, demokraci\u201d ishte formula e t\u00eb gjith\u00ebve, n\u00eb fakt. Gjith\u00e7ka tjet\u00ebr ishte luft\u00eb p\u00ebr pushtet. \u00c7do p\u00ebrballje jasht\u00eb k\u00ebsaj formule, ishte luft\u00eb interesash, e tash kjo quhet fushat\u00eb. Parazgjedhore apo pas, nj\u00ebjt\u00eb. Tash, t\u00eb gjith\u00eb po th\u00ebrrasin: \u201cKapeni hajnin!\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, zgjedhjet nuk jan\u00eb thjesht nj\u00eb gar\u00eb p\u00ebr pushtet, por nj\u00eb prov\u00eb ekzistenciale p\u00ebr opozit\u00ebn: a ka aft\u00ebsi t\u00eb gjej\u00eb rishtas gjuh\u00ebn dhe lidhjen me qytetar\u00ebt me nj\u00eb narrativ\u00eb t\u00eb koh\u00ebs? A do t\u00eb ofroj\u00eb nj\u00eb narrativ\u00eb t\u00eb re, apo do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb shpenzoj\u00eb, me kursime e luft\u00ebra t\u00eb brendshme, at\u00eb kapital t\u00eb trash\u00ebguar nga e kaluara? <\/p>\n<p>Dilema \u00ebsht\u00eb krejt e thjesht\u00eb: A do populli ndryshim, apo ndryshimi tashm\u00eb ka ndodhur? Sot opozita p\u00ebrb\u00ebhet nga lider\u00eb t\u00eb rinj me ide t\u00eb vjetra, lider\u00eb pa ide, vet\u00ebm me interesa, ose nga lider\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr q\u00eb nuk ndryshojn\u00eb. Dhe e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se nuk mjafton m\u00eb as nj\u00eb lider i ri, n\u00ebse nuk sjell nj\u00eb narrativ\u00eb t\u00eb re. <\/p>\n<p>Paradoksalisht, nj\u00eb opozit\u00eb e re, q\u00eb sheh p\u00ebrtej partive dhe grupeve, q\u00eb do t\u00eb rind\u00ebrtonte edhe idealizmin e djatht\u00eb e t\u00eb qendr\u00ebs, do t\u00eb shp\u00ebtonte edhe Kurtin nga populizmi dhe nga entropia q\u00eb tashm\u00eb e ka kapur edhe l\u00ebvizjen q\u00eb ai udh\u00ebheq. Pavar\u00ebsisht p\u00ebr \u00e7far\u00eb l\u00ebvizje apo ideje b\u00ebhet fjal\u00eb, pas dy mandatesh n\u00eb qeverisje, interesat e partizan\u00ebve e rr\u00ebzojn\u00eb partin\u00eb, lufta mes ides\u00eb dhe interesave t\u00eb grupeve e thyen nj\u00eb l\u00ebvizje ose e b\u00ebn at\u00eb populiste. Populizmi \u00ebsht\u00eb fshehje e t\u00eb gjitha t\u00eb palarave, pas nj\u00eb emri t\u00eb besuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Nj\u00eb l\u00ebvizje me retorik\u00eb idealiste e cila p\u00ebrqendrohet e t\u00ebra te lideri, dhe argumentin e vet\u00ebm e ka men\u00e7urin\u00eb e tij, \u00ebsht\u00eb kapur tashm\u00eb nga interesat. Kosova ka nevoj\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb opozit\u00eb t\u00eb re, por edhe p\u00ebr nj\u00eb narrativ\u00eb t\u00eb re, opozitare. Ka nevoj\u00eb p\u00ebr lider\u00eb opozitar\u00eb q\u00eb kaliten duke luftuar kund\u00ebr narrativ\u00ebs apo praktikave t\u00eb k\u00ebsaj qeverie, ashtu si u kalit dhe form\u00ebsua Vet\u00ebvendosja, kund\u00ebr qeverisjes s\u00eb opozit\u00ebs s\u00eb tashme. N\u00ebse nuk ndodh\u00eb kjo, opozita e tanishme do t\u00eb mbijetojn\u00eb duke e h\u00ebng\u00ebr me kafshore t\u00eb vogla, kapitalin e trash\u00ebguar historik. <\/p>\n<p>Rugova, U\u00c7K, dhe Jasharajt jan\u00eb tashm\u00eb n\u00eb themele t\u00eb shtetit dhe nuk duhen keqp\u00ebrdorur n\u00eb luft\u00eb p\u00ebr pushtet. Ata i p\u00ebrkasin historis\u00eb, e lufta p\u00ebr t\u00eb shkruar librat e historis\u00eb p\u00ebr klasat e ul\u00ebta e t\u00eb larta, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb po aq e paqart\u00eb sa edhe fushata paraelektorale. <\/p>\n<p> N\u00eb fund fare, do t\u00eb pyeteni, p\u00ebrse asnj\u00ebher\u00eb nuk e kam futur n\u00eb thonj\u00ebza fjal\u00ebn \u201chajn\u201d. E kam l\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb vendosni ju &#8230; Me vot\u00eb apo me kuorum.<\/p><\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Po e dini p\u00ebr k\u00eb e kam fjal\u00ebn? Nj\u00eb hajn, pasi kishte vjedhur nj\u00eb dyqan, u fut n\u00eb turm\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb po th\u00ebrrisnin \u201cKapeni hajnin!\u201d Ai ishte m\u00eb i z\u00ebshmi. Kush? Ai, de &#8230; Dyqani, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, \u00ebsht\u00eb populli, e p\u00ebr hajnin ka debate publike. Hapeni cilindo medium dhe b\u00ebni tifozin. Pastaj votoni n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"fifu_image_url":"","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":{"0":"post-2463","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/momenti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2463","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/momenti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/momenti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/momenti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/momenti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2463"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/momenti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2463\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/momenti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2463"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/momenti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2463"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/momenti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2463"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}