{"id":2400,"date":"2026-05-09T11:48:30","date_gmt":"2026-05-09T11:48:30","guid":{"rendered":"https:\/\/momenti.info\/index.php\/2026\/05\/09\/cka-tha-hashim-thaci\/"},"modified":"2026-05-09T11:48:30","modified_gmt":"2026-05-09T11:48:30","slug":"cka-tha-hashim-thaci","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/momenti.info\/index.php\/2026\/05\/09\/cka-tha-hashim-thaci\/","title":{"rendered":"\u00c7ka tha Hashim Tha\u00e7i"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Intervista e fundit e Hashim Tha\u00e7it prej Hag\u00ebs nuk ishte ve\u00e7 intervist\u00eb. Ishte ni britm\u00eb prej ni njeriu q\u00eb po mundohet me ia rikujtu Europ\u00ebs \u00e7ka ka than\u00eb dje, e \u00e7ka po bon sot. Dyftyr\u00ebsin\u00eb e saj.<\/p>\n<p>Problemi ma i madh i k\u00ebtij procesi nuk osht ve\u00e7 juridik. Problemi osht hipokrizia.<\/p>\n<p>Europa sot flet p\u00ebr drejt\u00ebsi universale, p\u00ebr standarde, p\u00ebr barazi para ligjit, p\u00ebr moral politik. Po e nj\u00ebjta Europ\u00eb, kur vjen puna te Kosova, sillet sikur historia fillon vet\u00ebm aty ku i konvenon asaj. Sikur krejt dhuna, krejt terrori, krejt spastrimet etnike, krejt masakrat, jan\u00eb ni parathanie e lodhshme para \u2018thelbit juridik\u2019 q\u00eb tash duhet me u trajtu.<\/p>\n<p>E ky osht edhe momenti ku shum\u00eb njer\u00ebz n\u00eb Kosov\u00eb e kan\u00eb humb besimin te sinqeriteti europian.<\/p>\n<p>Qysh ka mund\u00ebsi me fol p\u00ebr \u2018p\u00ebrgjegj\u00ebsi individuale\u2019, kur vet\u00eb aktakuza p\u00ebrdor cil\u00ebsimin \u2018nd\u00ebrmarrje e p\u00ebrbashk\u00ebt kriminale\u2019? Qysh mundesh me than\u00eb se nuk po gjykohet U\u00c7K-ja, kur n\u00eb bank\u00ebn e t\u00eb akuzumve i ke figurat kryesore politike e ushtarake t\u00eb luft\u00ebs? Kujt po don me ia shit\u00eb k\u00ebt\u00eb neutralitet juridik?<\/p>\n<p>Kjo nuk osht ve\u00e7 gjuh\u00eb juridike. Kjo prodhon histori. Kjo prodhon narrativ\u00eb. Kjo prodhon memorie kolektive.<\/p>\n<p>Edhe Europa k\u00ebt\u00eb e din shum\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Po puna osht se Europa gjithmon\u00eb ka pas problem m\u2019i apliku n\u00eb vete standardet q\u00eb ua k\u00ebrkon tjer\u00ebve. Gjithmon\u00eb.<\/p>\n<p>Kur shtetet e fuqishme burgosin, torturojn\u00eb, zhdukin njer\u00ebz, at\u00ebher\u00eb papritmas drejt\u00ebsia bohet fleksibile, diplomatike, strategjike.<\/p>\n<p>Po kur vjen puna te kombet e vogla, aty morali aktivizohet menj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>A e kish pranu Franca m\u2019u gjyku rezistenca franceze e Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore me logjik\u00ebn e \u2018nd\u00ebrmarrjes s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kriminale\u2019? A kish pranu Britania m\u2019u ul\u00eb n\u00eb bank\u00ebn e t\u00eb akuzumve krejt udh\u00ebheqja e saj ushtarake e \u2018historis\u00eb\u2019? A kish pranu Amerika ndonj\u00ebher\u00eb ni tribunal nd\u00ebrkomb\u00ebtar real p\u00ebr Irakun, Guantanamon apo bombardimet civile?<\/p>\n<p>Sepse fuqia politike gjithmon\u00eb po e kontrollon kufinin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe k\u2019tu osht problemi i madh q\u00eb Tha\u00e7i mundohej m\u2019e vizatu pa e than\u00eb drejtp\u00ebrdrejt: ky proces nuk po zhvillohet n\u00eb vakum juridik. Ky proces osht produkt gjeopolitik.<\/p>\n<p>Per\u00ebndimi e deshti U\u00c7K-n\u00eb kur ju duhej p\u00ebr me e ndal Sllobodan Millosheviq. E njejta bot\u00eb sot mundohet m\u2019u paraqit si arbit\u00ebr krejt neutral, sikur historia fillon n\u00eb momentin kur shqiptar\u00ebt kan\u00eb marr\u00eb arm\u00ebn.<\/p>\n<p>Kjo osht ajo q\u00eb i l\u00ebndon njer\u00ebzit n\u00eb Kosov\u00eb. Jo ideja q\u00eb dikush mundet me u gjyku.<br \/>\nPo ideja q\u00eb po tentohet m\u2019u kriju ni barazi morale mes ni populli q\u00eb luftoi p\u00ebr mos me u zhduk\u00eb dhe aparatit shtetnor q\u00eb e kreu spastrimin etnik.<\/p>\n<p>Edhe k\u00ebtu fillon neveria dhe revolta.<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit nuk jan\u00eb budall\u00eb. E shohin q\u00eb gjuha e \u2018vlerave europiane\u2019 shum\u00eb shpesh p\u00ebrdoret si dekor moral p\u00ebr interesa strategjike. Kur ju konvenon flasin p\u00ebr t\u00eb drejta t\u00eb njeriut. Kur nuk ju konvenon flasin p\u00ebr stabilitet. Kur ju konvenon flasin p\u00ebr ligj. Kur nuk ju konvenon flasin p\u00ebr realiz\u00ebm politik.<\/p>\n<p>P\u00ebr ma shum\u00eb, shum\u00ebkush n\u00eb Kosov\u00eb e sheh krejt k\u00ebt\u00eb proces si shembull t\u00eb abuzimit t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare me pushtetin e saj superior, q\u00eb prej paslufte.<\/p>\n<p>Jan\u00eb zhvillu gjyqe absurde ku n\u00eb disa raste osht fol p\u00ebr krime edhe kur ka mungu trupi apo identiteti i plot\u00eb i viktim\u00ebs, e megjithat\u00eb jan\u00eb dhan\u00eb verdikte d\u00ebnuese. Kjo ka kriju bindjen se n\u00eb disa procese nuk ka mjaftu prova e pakontestueshme, por ka mjaftu klima politike dhe nevoja p\u00ebr me prodhu ni narrativ\u00eb t\u00eb caktume historike.<\/p>\n<p>Edhe ma i rand\u00eb osht perceptimi se rreth k\u00ebtyne proceseve osht nd\u00ebrtu ni \u2018industri\u2019 (skem\u00eb) e tan\u00eb financiare. Miliona euro t\u00eb shpenzume n\u00eb em\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, procese t\u00eb st\u00ebrzgjatuna pafund, presion medial e politik, rrjedhje selektive, izolime t\u00eb gjata dhe hara\u00e7e p\u00ebr verdikte. Krejt kjo p\u00ebr shum\u00eb njer\u00ebz e ka \u00e7u drejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb ni nivel q\u00eb nganj\u00ebher\u00eb duket ma af\u00ebr logjik\u00ebs mafioze t\u00eb shantazhit sesa standardit t\u00eb paansh\u00ebm juridik.<\/p>\n<p>Edhe k\u2019tu lind ni pyetje q\u00eb shum\u00ebkush nuk guxon m\u2019e ba hapun: a duhet bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare vet\u00eb me u p\u00ebrball\u00eb me ni gjyq p\u00ebr abuzimet e stafit t\u00eb saj me pushtetin, me paret dhe me ndikimin politik? A duhet me ekzistu ni mekaniz\u00ebm n\u2019Kosov\u00eb q\u00eb i heton ata q\u00eb pretendojn\u00eb se po sjellin drejt\u00ebsi? Apo bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare e konsideron veten autoritetin e fund\u00ebm, pa p\u00ebrgjegj\u00ebsi ndaj kujt, ve\u00e7 para Zoti?<\/p>\n<p>E krejt kjo e ka prodhu ni ciniz\u00ebm t\u00eb madh n\u00eb Kosov\u00eb ndaj Europ\u00ebs.<\/p>\n<p>Intervista e Tha\u00e7it, n\u00eb thelb, ishte pik\u00ebrisht kjo: ni p\u00ebrpjekje me ia than\u00eb Europ\u00ebs se problemi nuk osht vet\u00ebm \u00e7ka po i ndodh atij\/atyre. Problemi osht \u00e7ka po tregon Europa p\u00ebr vetveten p\u00ebrmes k\u00ebtij procesi.<\/p>\n<p>Sepse drejt\u00ebsia q\u00eb p\u00ebrdoret me standarde t\u00eb ndryshme nuk perceptohet ma si drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Perceptohet si pushtet i past\u00ebr politik.<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Intervista e fundit e Hashim Tha\u00e7it prej Hag\u00ebs nuk ishte ve\u00e7 intervist\u00eb. Ishte ni britm\u00eb prej ni njeriu q\u00eb po mundohet me ia rikujtu Europ\u00ebs \u00e7ka ka than\u00eb dje, e \u00e7ka po bon sot. Dyftyr\u00ebsin\u00eb e saj. Problemi ma i madh i k\u00ebtij procesi nuk osht ve\u00e7 juridik. Problemi osht hipokrizia. Europa sot flet p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"fifu_image_url":"","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":{"0":"post-2400","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/momenti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2400","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/momenti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/momenti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/momenti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/momenti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2400"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/momenti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2400\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/momenti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2400"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/momenti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2400"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/momenti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2400"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}