Në emisionin Prive By Liberta Spahiu, në rubrikën “Koment për Koment”, ishte e ftuar Erzina, bashkëshortja e reperit MC Kresha. Intervista e fundit e artistit në “Goca dhe Gra”, ku u përball edhe me ish-partneren e tij Rozana Radi, kishte ngjallur shumë reagime në rrjet, duke e bërë temën mjaft të komentuar.Erzina u pyet për komentet që qarkulluan online, veçanërisht për atë që u tha në formë ironike: “Si e le burrin të shkojë te ish-partnerja në emision?”. Screenshot/YouTubeAjo e mori me qetësi gjithë situatën, duke theksuar se nuk e ka parë si diçka problematike.Sipas saj, MC Kresha shpesh krijon momente që bëhen virale dhe tërheqin vëmendje. Ajo shtoi se e ka përkrahur plotësisht pjesëmarrjen e tij në emision dhe nuk ka pasur asnjë shqetësim. Screenshot/YouTube Erzina foli edhe për programin “Goca dhe Gra”, duke thënë se e pëlqen formatin dhe madje shprehu dëshirën për të qenë edhe vetë e ftuar një ditë.Në fund, ajo komentoi edhe faktin që Rozana Radi ka filluar të ndjekë markën e saj “Meraki” në rrjete sociale, duke u shprehur me respekt dhe pa ndonjë tension, se nuk e sheh këtë si problem dhe se për të marrëdhëniet mes grave duhet të jenë të qeta dhe pa rivalitet. /Telegrafi/ – YouTube www.youtube.com


