Nënkryetari i entitetit boshnjak Republika Srpska, Qamil Durakoviq, reagoi ndaj skenave të turpshme nga Bratunaci ku një grup të rinjsh lavdëruan kriminelin e luftës Ratko Mladiq.
“Organizimi në nder të kriminelit Mladiq vazhdon. Sonte, fqinjët tanë në Bratunac dolën nga balta e qytetërimit dhe u paraqitën pikërisht ashtu siç janë në të vërtetë. Të varfër, të mjerë dhe, le të biem dakord, jo shumë krijues ose inteligjentë – thjesht të etur për gjak, njësoj si idhulli i tyre, krimineli i ndjerë Ratko Mladiq.
Por, nëse do të vazhdojnë të na bindin se nuk ekziston diçka e tillë si “faji kolektiv”, do të ishte e dëshirueshme, thjesht, të na linin hapësirë ndoshta ta besonim, që të paktën një politikan serb në entitetin Republika Srpska ta dënonte këtë gjysmëbotë. Derisa të ndodhë kjo, jam më i prirur të besoj se, siç pretendojnë vetë: “Të gjithë serbët janë ushtarë të Ratkos””, tha Durakoviq.
The post Glorifikimi i Mlladiqit vazhdon, Durakoviq: Të gjithë serbët janë ushtarë të Ratkos appeared first on Gazeta Express.

