U shtir si turist, por u tradhtua nga përgjigjet kontradiktore: Shqiptarit në Itali i sekuestrohen afro 2 kilogramë drogë dhe 13 mijë euro

Një shtetas shqiptar është arrestuar në Bolzano të Italisë, pasi policia i ka gjetur afro dy kilogramë lëndë narkotike dhe rreth 13 mijë euro para të gatshme.

Sponsor 3M Express

Sipas Agenzia giornalistica opinione, gjithçka nisi të enjten pasdite, më 19 nëntor, kur efektivët e antidrogës vunë re sjellje të dyshimta të shqiptarit në rrugën Verona dhe vendosën ta mbikëqyrnin para se t’i ndalonin automjetin për kontroll.

Gjatë verifikimit, shqiptari shfaqi nervozizëm dhe dha përgjigje kontradiktore për arsyen e qëndrimit në qytet.

Fillimisht deklaroi se kishte ardhur si turist së bashku me bashkëshorten dhe vajzën, ndërsa në automjet ndodhej edhe një karrocë fëmijësh. Megjithatë, policia konstatoi se dy gratë ishin larguar tashmë nga Italia.

Më pas ai ndryshoi versionin, duke pretenduar se ndodhej në rajonin e Tirolit të Jugut për arsye pune, por nuk arriti të paraqiste prova që mbështesnin deklaratën e tij.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia gjeti rreth 20 gramë kokainë të ndarë në doza dhe të fshehur nën pjesët plastike pranë ulëses së shoferit, si dhe 315 euro në portofolin e tij, transmeton Telegrafi.

Kontrollet vijuan edhe në banesën e shqiptarit në komunën Appiano sulla Strada del Vino, ku u zbuluan dhe sekuestruan rreth 920 gramë kokainë, 946 gramë marihuanë dhe 57 gramë hashash.

Në banesë u gjetën gjithashtu peshore precize, materiale për përzierjen dhe paketimin e drogës, si dhe rreth 13 mijë euro të ndara në tufa me kartëmonedha të prerjeve të vogla dhe të mesme.

Pas analizave, të cilat konfirmuan llojin e substancave narkotike, shqiptari u arrestua dhe u dërgua në burg.

Sipas vlerësimit të policisë italiane, droga e sekuestruar, nëse do të ndahej në doza dhe shitej në tregun e paligjshëm, do të mund të sillte përfitime prej të paktën 100 mijë eurosh./Telegrafi/

Lexo edhe

Vuçiq: Nëse tentojnë të më arrestojnë, do të hyjë në grevë urie

Vuçiq: Nëse tentojnë të më arrestojnë, do të hyjë në grevë urie

Ligji për Specialen, Tahiri: Nuk do të vijë i njëjti në Kuvend, vjen një ligj i ri

Ligji për Specialen, Tahiri: Nuk do të vijë i njëjti në Kuvend, vjen një ligj i ri

Vuçiq: Nëse tentojnë të më arrestojnë, hyj në grevë urie – një milion njerëz dalin në rrugë

Vuçiq: Nëse tentojnë të më arrestojnë, hyj në grevë urie – një milion njerëz dalin në rrugë