“Të Bashkuar për Shqipërinë”, studentët njoftojnë krijimin e një partie të re politike: Synojmë vendosjen e shtetit të së drejtës

Një grup studentësh, të rinjsh atdhetarë, profesionistësh dhe përfaqësuesish të diasporës kanë njoftuar themelimin e një force të re politike me emrin “Të Bashkuar për Shqipërinë”.

Sponsor 3M Express

Nisma synon të mbështetet te drejtësia, meritokracia, transparenca dhe përgjegjshmëria, ndërsa ka nisur edhe mbledhja e firmave për krijimin e subjektit politik.

Partia e re politike “Të Bashkuar për Shqipërinë” pritet të nisë takimet me qytetarët në qytete dhe fshatra, me synimin për të prezantuar nismën dhe për të mbledhur firmat e nevojshme për krijimin e saj.

Lajmi është bërë i ditur nga përfaqësues të grupit nismëtar, të cilët deklaruan se iniciativa ka lindur nga një grup studentësh dhe është mbështetur edhe nga të rinj, pedagogë, profesionistë të fushave të ndryshme dhe përfaqësues të diasporës.

Në një deklaratë për mediat, një prej studenteve që përfaqëson grupin theksoi se nisma është e hapur për të gjithë qytetarët që besojnë në një Shqipëri të qeverisur mbi bazën e drejtësisë, meritokracisë, përgjegjësisë dhe transparencës.

“Për 180 ditë, mijëra të rinj dhe qytetarë kanë treguar se Shqipëria është e bashkuar. Kjo parti do t’u ofrojë atyre një rrugë kushtetuese drejt vendosjes së shtetit të së drejtës.

Ne nuk bëjmë premtime, vendosim standarde. Çdo angazhim i yni do të ketë një objektiv të matshëm, përgjegjësi me emër, kosto dhe afat. Do ta masim publikisht dhe do ta kontrollojmë. Kur nuk e arrijmë, do ta shpjegojmë dhe do të tregojmë si do ta korrigjojmë”, deklaroi studentja.

Në vijim, përfaqësuesit e partisë së re u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen nismës, duke theksuar se besimi politik duhet të fitohet përmes rezultateve konkrete dhe përgjegjësisë publike.

Në ditët në vijim pritet të zhvillohen takime në qytete dhe fshatra të ndryshme të vendit, ndërsa përfaqësuesit kanë paralajmëruar edhe dalje të tjera publike dhe mediatike, ku do të prezantohen më shumë detaje mbi organizimin dhe hapat e mëtejshëm të kësaj nisme.

Deklarata u mbyll me një apel për bashkim dhe përfshirje qytetare: “Ftojmë çdo shqiptar të bashkohet. Të gjithë të bashkuar për Shqipërinë”, tha ajo.

Lexo edhe

Përplasje në BE për buxhetin dhe ndihmën për Ukrainën, liderët nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët

Përplasje në BE për buxhetin dhe ndihmën për Ukrainën, liderët nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët

Takimi i parë i “Karinës” me të “dashurin” e saj (VIDEO)

Takimi i parë i “Karinës” me të “dashurin” e saj (VIDEO)

Trump: Dua të shoh Putinin duke i dhënë fund të gjithë agresionit në Evropë

Trump: Dua të shoh Putinin duke i dhënë fund të gjithë agresionit në Evropë