Sveçla diskuton në Japoni për sfidat e parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm

Sveçla diskuton në Japoni për sfidat e parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm

Sveçla diskuton në Japoni për sfidat e parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka marrë pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Fondit Global për Angazhimin dhe Qëndrueshmërinë e Komuniteteve (GCERF), i cili është mbajtur në Tokio të Japonisë.

Sponsor 3M Express

Sveçla, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Japoni dhe është anëtar i Bordit të GCERF-së, gjatë takimit ka diskutuar për sfidat aktuale dhe angazhimet e përbashkëta në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftimin e terrorizmit.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ministri ka prezantuar progresin dhe rezultatet e Kosovës në këtë fushë, duke veçuar kapacitetet e institucioneve të sigurisë, zhvillimin e arkitekturës institucionale sipas modelit evropian dhe forcimin e mekanizmave parandalues.

Gjatë fjalës së tij, Sveçla ka theksuar se Kosova përbën shembull për rajonin dhe më gjerë në proceset e kthimit, rehabilitimit dhe riintegrimit të qytetarëve të kthyer nga zonat e konfliktit.

“Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe luftimi i terrorizmit janë investim i drejtpërdrejtë në sigurinë dhe të ardhmen e shoqërisë sonë”, ka deklaruar Sveçla.

Ai gjithashtu ka vlerësuar partneritetin dhe mbështetjen e GCERF-së për Kosovën, duke e cilësuar këtë mekanizëm si platformë të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira.

Në përfundim të takimit, Sveçla ka riafirmuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të vazhduar kontributin në përpjekjet rajonale dhe ndërkombëtare për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe ndërtimin e komuniteteve më të sigurta e më të qëndrueshme. /Telegrafi/

Lexo edhe

Vrasja e Arlinda Zekajt – Nga sot në paraburgim edhe ish-vjehrra, ish-kunati dhe dy të dyshuarit e tjerë

Vrasja e Arlinda Zekajt – Nga sot në paraburgim edhe ish-vjehrra, ish-kunati dhe dy të dyshuarit e tjerë

Vetaksident në Gjakovë – Policia jep detajet

Vetaksident në Gjakovë – Policia jep detajet

FSK-ja nuk siguron transport për rreth 25 kadetë të rinj që udhëtojnë drejt kazermës në Gjakovë

FSK-ja nuk siguron transport për rreth 25 kadetë të rinj që udhëtojnë drejt kazermës në Gjakovë

Sveçla diskuton në Japoni për sfidat e parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm | Momenti