Portieri Owono merr dënim të rëndë pas ndërhyrjes që i mori jetën Jesus De Miguelit

Portieri Owono merr dënim të rëndë pas ndërhyrjes që i mori jetën Jesus De Miguelit

Portieri Owono merr dënim të rëndë pas ndërhyrjes që i mori jetën Jesus De Miguelit

Portieri i Andorrës, Jesus Owono, është dënuar me 12 ndeshje pezullim nga Komiteti Disiplinor i Federatës Mbretërore të Futbollit të Spanjës, pas një ndërhyrjeje të rëndë në ndeshjen ndaj Tenerifes.

Sponsor 3M Express

Incidenti ndodhi në kuadër të javës së 12-të të Segunda Division, në takimin që përfundoi me rezultat 2-2.

Owono kreu një ndërhyrje të ashpër ndaj sulmuesit kundërshtar, Jesús de Miguel, duke i shkaktuar një lëndim të rëndë.

Për këtë veprim, portieri u ndëshkua me karton të kuq dhe tashmë është përballur edhe me një dënim maksimal nga organet disiplinore.

Sipas mediumit AS, Komiteti Disiplinor e dënoi portierin në bazë të nenit 102 të rregullores disiplinore të Federatës, i cili parasheh pezullimin nga katër deri në 12 ndeshje për sjellje të dhunshme ndaj një kundërshtari gjatë lojës, kur ndërhyrja shkakton pasoja të rënda fizike ose traumatike.

Në rastin e Owonos është shqiptuar dënimi maksimal prej 12 ndeshjesh.

Megjithatë, ndërhyrja nuk është klasifikuar si agresion, kategori për të cilën parashihen sanksione edhe më të rënda.

Në raportin e gjyqtarit të ndeshjes thuhet se portieri u përjashtua për një përplasje të pakujdesshme me këmbën e ngritur ndaj kundërshtarit, duke përdorur forcë të tepruar, në një aksion ku topi ishte ende në lojë./Telegrafi/

Lexo edhe

Një mama single, vushtrriasja paralajmëron hallakamë në Big (VIDEO)

Një mama single, vushtrriasja paralajmëron hallakamë në Big (VIDEO)

Si ta ndaloni një sulm të papritur kolle? Pneumologia tregon nëntë mënyra që mund t’ju ndihmojnë

Si ta ndaloni një sulm të papritur kolle? Pneumologia tregon nëntë mënyra që mund t’ju ndihmojnë

Kjo është banorja më e re e Big Brother VIP Kosova 5

Kjo është banorja më e re e Big Brother VIP Kosova 5