“Nga fitorja në fitore” – Erdogan njofton përforcimin e ushtrisë turke me aeroplanin Bayraktar Kızılelma

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka njoftuar se aeroplani i parë luftarak pa pilot i Turqisë, Bayraktar Kızılelma, i është shtuar inventarit të Forcave të Armatosura Turke, pas përfundimit me sukses të testeve të pranimit.

Sponsor 3M Express

Erdogan e cilësoi këtë zhvillim si një ditë historike dhe rezultat të viteve të tëra pune e përpjekjesh.

Ai shprehu besimin se pajisja e ushtrisë me këtë aeroplan do të kontribuojë në arritjet e mëtejshme të saj.

“Unë besoj se ushtria jonë e lavdishme do të shkojë nga fitorja në fitore me Bayraktar Kızılelma dhe uroj që ky zhvillim krenar të jetë i mbarë dhe i suksesshëm”, deklaroi lideri turk.

Në njoftimin e kompanisë Baykar bëhet e ditur se Kızılelma është një projekt kombëtar, i zhvilluar tërësisht me burimet dhe teknologjinë e vetë kompanisë.

Pas përfundimit me sukses të testeve të pranimit, aeroplani ka kaluar një tjetër fazë të rëndësishme drejt përdorimit nga Forcat e Armatosura Turke.

Zhvillimi i projektit nisi në vitin 2021, kur më 20 korrik u prezantuan për herë të parë pamjet e projektimit konceptual të aeroplanit.

Më 12 mars 2022 ai hyri në linjën e prodhimit, ndërsa fluturimin e parë e realizoi me sukses më 14 dhjetor të po atij viti, duke tejkaluar edhe objektivin e kompanisë për vitin 2023.

Më 24 prill 2023, Kızılelma realizoi një fluturim të përbashkët pranë aeroplanit pa pilot AKINCI.

Gjithashtu, gjatë panairit TEKNOFEST në Stamboll, nga 27 prilli deri më 1 maj 2023, ai demonstroi aftësitë e tij në fluturime pranë aeroplanëve luftarakë të pilotuar SOLOTÜRK dhe Turkish Stars. /Telegrafi/

Lexo edhe

Rasti i Arlinda Zekajt, Komisioni Hetimor interviston sot tre zyrtarë institucionalë

Rasti i Arlinda Zekajt, Komisioni Hetimor interviston sot tre zyrtarë institucionalë

Llumnica: 17 punëtorë të KEK-ut kanë vdekur gjatë vitit 2026

Llumnica: 17 punëtorë të KEK-ut kanë vdekur gjatë vitit 2026

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve

“Nga fitorja në fitore” – Erdogan njofton përforcimin e ushtrisë turke me aeroplanin Bayraktar Kızılelma | Momenti