Muhammed Dauti shpallet kampion i botës në kickboxing, triumfon në garat ndërkombëtare në Madrid

Muhammed Dauti shpallet kampion i botës në kickboxing, triumfon në garat ndërkombëtare në Madrid

Muhammed Dauti shpallet kampion i botës në kickboxing, triumfon në garat ndërkombëtare në Madrid

Sportisti i ri nga Tetova, Muhammed Dauti, pjesë e klubit Wolf Kickboxing & MMA, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare, duke u shpallur kampion i botës në kickboxing në garat e organizuara nën patronazhin e Federatës Ndërkombëtare ISKA, në Madrid të Spanjës.

Sponsor 3M Express

Dauti ka fituar vendin e parë në disiplinën Kick Light, në grupmoshën 6–11 vjeç dhe kategorinë mbi 55 kilogramë, duke dëshmuar talent, teknikë, guxim dhe përgatitje të lartë sportive.

Ky triumf përbën një arritje të madhe jo vetëm për sportistin e ri, por edhe për Tetovën dhe sportin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, duke dëshmuar se talentet e reja vendore mund të shkëlqejnë edhe në garat më të rëndësishme ndërkombëtare.

Për këtë sukses ka reaguar edhe Federata ISKA e Maqedonisë së Veriut, e cila ka përgëzuar Muhammed Dautin për titullin e kampionit të botës, duke vlerësuar njëkohësisht punën e klubit Wolf Kickboxing & MMA dhe angazhimin e trajnerit Naim Samiu në përgatitjen dhe edukimin e sportistëve të rinj.

Suksesi i Muhammed Dautit është dëshmi e punës, disiplinës dhe përkushtimit, ndërsa titulli i fituar në Madrid e vendos emrin e tij në mesin e kampionëve të rinj të kickboxing-ut në arenën botërore.

Lexo edhe

Mesazhi rrëqethës i Robert Enkes te varri i vajzës: Lara, babi po vjen

Mesazhi rrëqethës i Robert Enkes te varri i vajzës: Lara, babi po vjen

Trump kërcënon se do të dyfishojë tarifat ndaj Meksikës nëse nuk ndalon emigrantët

Trump kërcënon se do të dyfishojë tarifat ndaj Meksikës nëse nuk ndalon emigrantët

Pas 17 viteve, ICAO do ta inspektojë aviacionin civil të Maqedonisë së Veriut

Pas 17 viteve, ICAO do ta inspektojë aviacionin civil të Maqedonisë së Veriut