Konjufca i kërkon BE-së të nisë vlerësimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim: Kanë kaluar gati katër vjet

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, i ka bërë thirrje Këshillit të Bashkimit Evropian që t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e Opinionit për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

Sponsor 3M Express

Këtë kërkesë Konjufca e ka bërë gjatë takimit ministror të grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, të mbajtur në Athinë, ndërsa përmes një postimi në platformën “X” ka theksuar se kanë kaluar gati katër vjet që nga aplikimi i Kosovës për anëtarësim.

Sipas tij, Komisioni Evropian është i gatshëm të përgatisë Opinionin për aplikimin e Kosovës, por për këtë nevojitet kërkesa e Këshillit të BE-së.

Konjufca ka theksuar se procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian duhet të jetë i besueshëm dhe t’u mundësojë të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor të përparojnë në bazë të meritave dhe reformave të tyre.

Ai ka përmendur gjithashtu përputhjen e plotë të Kosovës me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, duke shtuar se vendi është i gatshëm të kontribuojë në misionet dhe operacionet e Bashkimit Evropian.

Në fund, Konjufca ka falënderuar ministrin e Jashtëm të Greqisë, George Gerapetritis, dhe Ministrinë e Jashtme greke për organizimin e takimit në Athinë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Mbi pesë tonë speca përfundojnë në rrugë, kamioni shkakton kaos në Florida

Mbi pesë tonë speca përfundojnë në rrugë, kamioni shkakton kaos në Florida

Bezzecchi triumfon në MotoGP, Martín dhe Fernández sigurojnë podiumin për Aprilian

Bezzecchi triumfon në MotoGP, Martín dhe Fernández sigurojnë podiumin për Aprilian

KosovaMed dhe shërbimi “Mjeku në Shtëpi”, kujdes shëndetësor për të moshuarit

KosovaMed dhe shërbimi “Mjeku në Shtëpi”, kujdes shëndetësor për të moshuarit