Kafeja bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë në Zvicër, një filxhan kafe po kushton mesatarisht 4.71 franga

Pirja e kafesë në lokalet e Zvicrës po kushton gjithnjë e më shumë, pasi çmimi i një filxhani Cafe Creme është rritur për të shtatin vit radhazi.

Sponsor 3M Express

Sipas një ankete të publikuar nga shoqata e gastronomisë CafetierSuisse, çmimi mesatar në vitin 2026 ka arritur në 4.71 franga zvicerane, gjashtë cent më shumë se një vit më parë, ose 1.3% rritje.

Studimi është realizuar në 668 kafene, furra buke dhe restorante në Zvicrën gjermanishtfolëse, shkruan Waston, transmeton Telegrafi.

Rritja e çmimeve është e vazhdueshme, pasi që nga viti 2015 një filxhan Cafe Creme është shtrenjtuar gjithsej për 51 cent.

Ndërkohë, pothuajse çdo i katërti lokal në Zvicër tashmë kërkon pesë franga ose më shumë për një kafe.

Qyteti i Lucernit është bërë vendi më i shtrenjtë për këtë pije, me një çmim mesatar prej 4.95 frangash për filxhan, duke kaluar Zyrihun, ku kushton 4.94 franga, dhe Zugun me 4.93 franga.

Në nivel kantonal, çmimet më të larta regjistrohen në Zug dhe Zyrih, ndërsa më të ulëtat në Uri, Thurgau dhe Schwyz.

Edhe adhuruesit e kapuçinos duhet të paguajnë më shumë, pasi çmimi mesatar i kësaj pijeje është rritur për nëntë cent, duke arritur në 5.46 franga.

Sipas CafetierSuisse, shtrenjtimi lidhet kryesisht me rritjen e kostove të pagave, energjisë dhe shpenzimeve operative.

Megjithatë, rreth dy të tretat e lokaleve të përfshira në anketë nuk i kanë ndryshuar çmimet krahasuar me vitin e kaluar.

Për vitin 2027, shoqata pret një rritje më të moderuar, por paralajmëron se disa lokale mund t’i shtrenjtojnë pijet edhe për pesë deri në dhjetë cent.

Zvicra vazhdon të jetë ndër vendet me konsumin më të lartë të kafesë në botë, me rreth 1.040 filxhanë për banor në vit./Telegrafi/

Lexo edhe

Mbi pesë tonë speca përfundojnë në rrugë, kamioni shkakton kaos në Florida

Mbi pesë tonë speca përfundojnë në rrugë, kamioni shkakton kaos në Florida

Bezzecchi triumfon në MotoGP, Martín dhe Fernández sigurojnë podiumin për Aprilian

Bezzecchi triumfon në MotoGP, Martín dhe Fernández sigurojnë podiumin për Aprilian

KosovaMed dhe shërbimi “Mjeku në Shtëpi”, kujdes shëndetësor për të moshuarit

KosovaMed dhe shërbimi “Mjeku në Shtëpi”, kujdes shëndetësor për të moshuarit