Një gjest i papritur në skenën e konkursit ndërkombëtar të bukurisë “Miss Universe 2026” ka tërhequr vëmendjen e publikut shqiptar dhe mediave rajonale.

Bëhet fjalë për 22-vjeçaren Maria Aleksandra Ivezaj, e cila përfaqëson Malin e Zi në këtë kompeticion.
Gjatë prezantimit të kostumeve kombëtare ajo e bëri me duar simbolin e shqiponjës dykrenare shqiptare.
Gjesti i modeles nuk kaloi pa u vënë re.
Vëmendja u shtua edhe më shumë pasi Ivezaj publikoi në Instagram fotografi me kostumin e saj kombëtar, ku shfaqet sërish duke bërë simbolin shqiptar.
Ky veprim u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, ku pati edhe reagime të ndryshme.
Megjithatë, deri më tani modelja nuk ka dhënë një shpjegim për arsyen e gjestit.





