Skip to content
cropped-MOMENTI-LOGO-WEB.png

Primary Menu
  • Home
  • LAJME
  • SPORT
  • SHOWBIZZ
  • Momenti – FACEBOOK
  • Home
  • Featured
  • Apple Pay në Kosovë – Tani pagesat me iPhone dhe Apple Watch bëhen realitet
  • Featured

Apple Pay në Kosovë – Tani pagesat me iPhone dhe Apple Watch bëhen realitet

wpusername6637 August 30, 2025
524701627_599602596554605_9011156288875712553_n

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka njoftuar se shërbimi i njohur ndërkombëtar i pagesave Apple Pay është bërë zyrtarisht i disponueshëm edhe në Kosovë, raporton portali Momenti

Sipas njoftimit të BQK-së, tashmë bankat dhe institucionet financiare në vend do të kenë mundësinë t’i lidhin kartelat e tyre me platformën Apple Pay, duke iu mundësuar qytetarëve dhe bizneseve që të kryejnë pagesa të shpejta, të sigurta dhe pa kontakt, përmes pajisjeve Apple si iPhone, Apple Watch apo të tjera.

Megjithatë, funksionalizimi i plotë i këtij shërbimi në të gjitha bankat kërkon kohën e nevojshme për shkak të marrëveshjeve individuale dhe integrimeve teknike.

Ky zhvillim konsiderohet si një hap i madh drejt modernizimit të sistemit të pagesave në Kosovë, rritjes së përfshirjes financiare dhe përshpejtimit të digjitalizimit. Pas integrimit të Google Pay, tani edhe Apple Pay shihet si plotësim i domosdoshëm në qasjen drejt ndërkombëtarizimit të shërbimeve financiare dhe përmbushjes së standardeve evropiane për pagesa digjitale, shkruan Momenti.

“Në vazhdën e angazhimeve, si dhe takimit të fundit të mbajtur në maj 2025 me përfaqësues të lartë të kompanisë Apple, BQK theksoi përkushtimin e saj për të siguruar kushte të favorshme për adoptimin e shërbimeve më moderne financiare në Kosovë, në kuadër të aktiviteteve të Planit Strategjik 2024–2028. Ky sukses është rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë mes BQK-së, sektorit bankar dhe partnerëve ndërkombëtarë, me theks Ambasadën e SHBA-së”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

Sipas burimeve të Momentit, ky është një nga projektet më të rëndësishme të vitit në fushën e inovacionit financiar, që pritet të lehtësojë jetën e qytetarëve dhe të sjellë Kosovën më afër praktikave moderne ndërkombëtare.

About the Author

wpusername6637

Administrator

Visit Website View All Posts

Post navigation

Previous: MOMENTI I FUNDIT – Prokuroria merr vendim te rende per Thaçin, ka te beje me 3 vellezerit e tij

Related Stories

IMG_7099
  • Featured

Bye Bye Drenusha/ Atilla publikon foto me të dashurën e re, qenka një yll

Rrezon Elmazi January 4, 2025 0
Screenshot_4
  • Featured

Mitrovica Press Becomes Momenti: A New Chapter Begins

wpusername6637 December 29, 2024 0
342822427_576241134311314_1055229373766939877_n
  • Featured

“Komenti” Announces Name Change to “Komenti N’05”

wpusername6637 December 28, 2024 0

You may have missed

524701627_599602596554605_9011156288875712553_n
  • Featured

Apple Pay në Kosovë – Tani pagesat me iPhone dhe Apple Watch bëhen realitet

wpusername6637 August 30, 2025 0
Hashim-Thaci
  • Lajme

MOMENTI I FUNDIT – Prokuroria merr vendim te rende per Thaçin, ka te beje me 3 vellezerit e tij

wpusername6637 August 14, 2025 0
473382562_1111297717673170_271268218647474512_n copy
  • Lajme

Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si Vitin e Grave.

wpusername6637 January 10, 2025 0
IMG_7099
  • Featured

Bye Bye Drenusha/ Atilla publikon foto me të dashurën e re, qenka një yll

Rrezon Elmazi January 4, 2025 0
  • Home
  • LAJME
  • SPORT
  • SHOWBIZZ
  • Momenti – FACEBOOK
Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.