Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas mungesës në kongresin e fundit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke bërë të ditur se është propozuar sërish kandidat për deputet nga Dega e LDK-së në Rahovec.
Përmes një reagimi publik, Hoti falënderoi strukturat e partisë për besimin e dhënë, duke e cilësuar këtë si përgjegjësi për të vazhduar angazhimin politik me dinjitet, përkushtim dhe besnikëri ndaj frymës rugoviane.
Ai theksoi se LDK-ja është më e madhe se çdo individ dhe se mbetet shtëpia politike e atyre që besojnë në demokraci, shtetndërtim dhe orientim perëndimor.
Në deklaratën e tij, Hoti kritikoi ashpër qeverisjen aktuale, duke akuzuar pushtetin për qasje autoritare dhe propagandë politike. Sipas tij, Kosova ka nevojë për demokraci funksionale, partneritet me aleatët ndërkombëtarë dhe rikthim të normalitetit politik.
Hoti bëri thirrje për mobilizim politik, me synimin që, siç u shpreh ai, vendi të rikthehet në “rrugën e duhur”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
/GazetaSinjali/
The post Nuk ishte në Kongres, reagon ashpër Hoti: Askush mbi LDK-në appeared first on Sinjali.


