By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rusia mban paradë të kufizuar të Ditës së Fitores mes masave të rrepta të sigurisë në Moskë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rusia mban paradë të kufizuar të Ditës së Fitores mes masave të rrepta të sigurisë në Moskë
Lajme

Rusia mban paradë të kufizuar të Ditës së Fitores mes masave të rrepta të sigurisë në Moskë

Momenti
SHARE

Rusia mban paradë të kufizuar të Ditës së Fitores mes masave të rrepta të sigurisë në Moskë

Rusia organizoi më 9 maj paradën më të kufizuar të Ditës së Fitores në vitet e fundit, mes frikës së shtuar se Ukraina mund të pengonte zhvillimin e ceremonisë.

Nën presidentin rus, Vladimir Putin, kjo ngjarje që shënon humbjen e Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore është shndërruar në një nga festat më të rëndësishme të vitit, një kremtim i historisë ushtarake sovjetike dhe ruse, si dhe i luftës së vazhdueshme të Moskës në Ukrainë.

Megjithatë, këtë vit ceremonia u zhvillua pa tanke apo pajisje të tjera të rënda luftarake që zakonisht kalojnë nëpër Sheshin e Kuq, për shkak të shqetësimeve të sigurisë pasi një sulm ukrainas me dron goditi një periferi të Moskës më herët gjatë kësaj jave.

Në vend të tyre, ekranet gjigante dhe transmetimet e televizionit shtetëror shfaqën armë si një raketë balistike ndërkontinentale, një nëndetëse bërthamore, një aeroplan luftarak, si dhe dronë dhe artileri të ndryshme.

Kolona ushtarësh dhe marinarësh, përfshirë trupa që kanë shërbyer në Ukrainë, marshuan pranë Putinit, i cili e ndoqi ceremoninë bashkë me veteranë rusë afër Mauzoleumit të Leninit.

Në paradë morën pjesë edhe trupa koreano-veriore që kanë luftuar kundër forcave ukrainase në rajonin Kursk të Rusisë, ndërsa aeroplanë luftarakë fluturuan mbi Kremlin.

Në një fjalim tetëminutësh, Putini e lidhi fushatën aktuale ushtarake të Rusisë në Ukrainë me luftën sovjetike në Luftën e Dytë Botërore.

“Vepra e madhe e brezit fitues frymëzon ushtarët që po realizojnë sot objektivat e operacionit special ushtarak”, tha Putini në fjalimin e tij, duke iu referuar pushtimit të plotë rus të Ukrainës.

“Ata po përballen me një forcë agresive të armatosur dhe të mbështetur nga i gjithë blloku i NATO-s. Dhe, pavarësisht kësaj, heronjtë tanë po ecin përpara… Besoj fuqishëm se kauza jonë është e drejtë”.

Pushtimi i Ukrainës nga Moska në vitin 2022, i dënuar ndërkombëtarisht si një luftë agresioni e paprovokuar, është zvarritur në një luftë shumëvjeçare pa një fund të qartë në horizont.

Parada përkoi me një armëpushim treditor të shpallur nga presidenti amerikan, Donald Trump, dhe të pranuar nga Moska dhe Kievi, me të dyja palët që konfirmuan gjithashtu se kishin rënë dakord për armëpushimin dhe për një shkëmbim të madh të të burgosurve.

Trump tha se do të “donte të shihte një zgjatje të madhe” të armëpushimit, duke e përshkruar konfliktin si “gjënë më të keqe që nga Lufta e Dytë Botërore për sa i përket humbjes së jetëve”.

Megjithatë, pavarësisht armëpushimit, siguria në Moskë mbeti jashtëzakonisht e rreptë më 9 maj, me patrulla të armatosura dhe barrikada rrugore nëpër kryeqytet, si dhe snajperistë të vendosur në majat e shumë ndërtesave pranë vendit ku u mbajt parada.

Putini gjithashtu u shoqërua nga një numër i madh truprojash gjatë paraqitjes së tij dhe interneti mobil u ndërpre.

Me hyrjen në fuqi të armëpushimit të përkohshëm, si Rusia ashtu edhe Ukraina raportuan më pak sulme gjatë natës së 9 majit, megjithëse ushtria ukrainase tha se forcat ruse kishin lëshuar një raketë dhe dhjetëra dronë drejt Ukrainës që nga dita paraprake./REL/

The post Rusia mban paradë të kufizuar të Ditës së Fitores mes masave të rrepta të sigurisë në Moskë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

VMRO-DPMNE: Filipçe “po e josh” Bullgarinë me ndryshimet kushtetuese
Marta Kos javën tjetër vjen në Kosovë për herë të parë
SHBA sanksionon kompani kineze për lidhje me Iranin para takimit Trump-Xi
Scardian Sigurime dhe Wizz Air nisin bashkëpunimin për Sigurimin e Udhëtimit
Momenti kur aeroplanët amerikanë sulmojnë anijet cisterne iraniane
Share This Article
Facebook Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
FacebookLike
XFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Popular News

Ndërruesit e shpejtësisë me dy friksione – sa zgjasin dhe si mund t’ua shkurtoni vetë jetën e tyre?!

Momenti
Momenti
May 9, 2026
Arbeloa, çfarë gafe: Valverde dhe Tchouameni do të vazhdojnë të luftojnë për Real Madridin
“3 probleme më pak, apo 100 mijë vota më pak”, përplasen në Listën Guxo
Zbulohen pagat e lojtarëve të Real Madridit dhe Barcelonës – shifra marramendëse dhe befasi në listë
VMRO-DPMNE: Filipçe “po e josh” Bullgarinë me ndryshimet kushtetuese
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Categories

  • ES Money
  • U.K News
  • The Escapist
  • Insider
  • Science
  • Technology
  • LifeStyle
  • Marketing

About US

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.
Quick Link
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?